Hap Filterin

QINDARKAT PLUSKUESE

Materiale të nevojshme: 10 pipëza pijesh për çdo çift,

Rreth 1m shirit ngjitës për secilin ekip,

1 ose 2 tiganë me rreth 2.5cm ujë brenda,

100 qindarka (cent).

Udhëzime hap pas hapi

  1. U kërkoni personave në grup ta gjejnë nga një partner.
  2. Secilit ekip ia jepni nga 10 pipëza pijesh dhe nga 65cm shirit ngjitës.
  3. U sqaroni se do t’i kenë 7 minuta të dizajnojnë dhe të ndërtojnë një trap (platfomë lundruese). Mund të përdorin vetëm pipëzat dhe shiritin ngjitës që u janë dhënë.
  4. Qëllimi është të ndërtohet një trap që do të mbajë më së shumti qindarka para se të përmbyset.
  5. Pasi të kenë përfunduar, duhet ta sjellin trapin në tigan për “pluskimin zyrtar”.
  6. U kërkoni ekipeve t’i ndërtojnë trapet.
  7. Mos i lejoni t’i testojnë trapet para “pluskimit zyrtar”. Pastaj, anëtarët e ekipeve do t’i marrin qindarkat dhe t’i vendosin një nga një në trap. Ata mund t’i vendosin qindarkat në cilëndo pjesë të trapit që dëshirojnë. Do të vazhdojnë të shtojnë qindarka, një nga një, deri sa trapi të fundoset. Shuma përfundimtare e qindarkave në trap, para se ai të fundoset, është shuma përfundimtare zyrtare.
  8. Tani, u jepni një mundësi të dytë. Duhet të përdorin të njëjtat 10 pipëza, por mund tu jepni shirit ngjitës të ri. Të gjitha rregullat mbesin të njëjta për mundësinë e dytë.

Pyetje dhe Reflektim

  1. Sa qindarka i patët duke pluskuar herën e parë? Po të dytën?
  2. A ishte e vështirë për ju dhe partnerin tuaj të pajtoheshit në dizajn?
  3. A e realizuat konceptin e parë të dizajnit? Nëse jo, çfarë ndryshime keni bërë?
  4. A i shikuat ekipet e tjera për të parë se çfarë po bënin? Nëse po, a morët ndonjë ide të mirë prej tyre?
  5. A lejohet të shikohet puna e të tjerëve dhe të merren idetë e mira nga ta apo duhet që të gjitha idetë tuaja të vijnë nga ju dhe partneri juaj?
  6. A quhet “mashtrim” marrja e ideve nga të tjerët?