Hap Filterin

Aplikimi i metodologjisë “Të nxënit përmes përvojës” në ShFMU “Naim Frashëri”

Të nxënit përmes përvojës është program trajnues për mësimdhënës i zhvilluar nga TOKA në partneritet me Fakultetin e Edukimit dhe Institutin për Hulumtim dhe Zhvillim në Arsim.

Metodologjia e të nxënit përmes përvojës është praktike dhe i mundëson mësimdhënësve që orën e mësimit ta zhvillojnë në mënyrë kreative duke i pasur në qendër të vëmëndjes nxënësit, të cilët mësojnë duke vepruar.

Ndiqni KËTU mësimdhënësen e përkushtuar Fitore Gorani Rexhepi të ShFMU “Naim Frashëri” teksa zhvillon orën mësimore në bazë të metodologjisë “Të Nxënit Përmes Përvojës” pas trajnimit të ndjekur dhe fazës dy mujore mentoruese.

Përmes aplikimit të kësaj metodologjie, mësimdhënësja është në një mision për të zgjuar kureshtjen e nxënësve në orë mësimore përmes teknikave inovative të mësimdhënies.