Hap Filterin

PANTOMIMË ME SKENAR

Qëllimi: Nxënësit të mundohen të gjejnë veprimet që luhen në çdo akt të shfaqjes.

Materiale të nevojshme:  Karta të vogla “Pantomimë me Skenar“, secila kartë përmban nga një hap të një sekuence veprimesh. (Kartat duhet të shënjohen në atë mënyrë që të dallohen pesë kartat e një sekuence të njëjtë dhe kjo e bën më të lehtë identifikimin dhe kthimin e tyre prapë në grumbull. P.sh kartat e lidhura me një sekuencë kanë nga një pikë të kuqe).

Çdo set i kartave është pjesë e një seti tjetër më të madh, mirëpo duhet të përdoret vetëm nga një set me radhë.

Udhëzime hap pas hapi

  1. Vetëm një grup luan i pari; pjesa tjetër e klasës janë spektatorë.
  2. Mësimdhënësi mban një set me pesë karta në dorë, të kthyera me fytyrë poshtë. Anëtarët e grupit, një nga një, tërheqin nga një kartë.
  3. Nxënësit interpretojnë çfarë shkruan në kartë përmes gjesteve apo duke e lexuar me zë. Për shembull, nëse në kartë shkruan ‘’ hidheni në kuti’’, nxënësi mund të bëjë këtë veprim.
  4. Spektatorët duhet të përpiqen të qëllojnë se çfarë do të thotë veprimi. Nëse e qëllojnë që nënkupton ‘’postoj një letër’’, ata duhet të qëllojnë se ku ndodhet ky hap në sekuencën e veprimeve. Atyre u lejohet vetëm një mundësi për të qëlluar. Nëse përgjigja e tyre është e pasaktë, personi tjetër në radhe vazhdon me kartën e tij.
  5. Kur spektatorët arrijnë të qëllojnë aktivitetin e plotë, anëtarët e mbetur në grup duhet t’i hapin dhe t’i prezantojnë kartat e tyre. Spektatorët ende vazhdojnë të përpiqen që të vendosin të gjitha veprimet e vogla në një sekuencë të plotë.
  6. I ftoni nxënësit që të qëllojnë titullin e saktë të veprimeve siç janë të shkruara në karta.

Shembull: (supozojmë që kartat janë tërhequr në këtë formë)

Karta 1: paloseni me kujdes (veprimi i tretë në sekuencë)

Karta 2: vuloseni (veprimi i katërt)

Karta 3: shkruani me kujdes dhe pastër (veprimi i parë)

Karta 4: hidheni në kuti (veprimi i pestë)

Karta 5: lëpijeni dhe mbylleni (veprimi i dytë)

TITULLI I AKTIT: Postimi i letrës

Shënim për Edukatorin: Mund të imagjinoni se sa të çrregullta janë këto veprime për nxënësit që nuk e dinë renditjen dhe titullin e saktë. Kur veprimet prezantohen kështu të ‘’çrregullta’’  dhe fjalët duken të pakuptimta, loja shndërrohet në një aktivitet që kërkon zgjidhje të problemit dhe renditje të saktë. Formësimi i titullit paraqet aktivitetin përmbyllës; vetëm mësimdhënësi e di titullin e ‘’vërtetë’’ .