Hap Filterin

RRITJA E EMPATISË MES NXËNËSVE

Në krijimin e këtij aktiviteti kanë kontribouar disa nga kampistët e kampit “Mbijetesa në Natyrë”:

Agon Rexhepi, Gentrit Kastrati, Blerta Fetiu, Jasir Misini, Albin Shuleta, Riza Kukani, Esterina Ukaj, Ashkan Qerimi, Fatjona Beqiri, Drenusha Morina, Altina Halimi, Albana Rexha dhe Petrit Berisha.

Qëllimi: Nxënësit të shohin përspektivën e tjetrit dhe të rrisin empatinë ndërmjet njëri tjetrit.

Materiale të nevojshme: Letra, stilolapsa, një shportë.

Udhëzime hap pas hapi

  1. Ftohen nxënësit të shkruajnë fjalë ngacmuese (ofenduese, paragjykuese), të cilat iu kanë drejtuar atyre në hapësirën shkollore apo nga akterët e tjerë të sistemit arsimor, që kanë ndikuar negativisht tek nxënësit. Fjalët duhet të shkruhen anonimisht (pa të dhëna personale) në fletën e ofruar nga mësimdhënësi;
  2. Pas përfundimit të shkrimit në fletat anonime, nxënësit ftohen t’i shtypin (ndrydhin) fletët dhe t’i marrin me vete në hapësirën ku do të zhvillohet hapi pasues;
  3. Ftohen nxënësit të zgjedhin (kapin) në mënyrë të rastësishme nga një fletë, në një shportë, të cilën e përgatit paraprakisht mësimdhënësi. Në këto fleta janë të shkruara karakteristikat e roleve të cilat do të realizohen (aktrohen) nga nxënësit gjatë aktivitetit. (Karakteristikat/rolet i gjeni të bashkëngjitura tek shtojca më poshtë);
  4. Nxënësit ftohen të vendosen në një vijë të drejtë. Pastaj, mësimdhënësi parashtron pyetjet me radhë. Nxënësit, në bazë të karakteristikave të roleve që ata kanë, mund t’iu përgjigjen në pyetjet e parashtruara pozitivisht duke shkuar një hap para, ose negativisht duke shkuar një hap prapa. (Fjalitë lidhur me karakteristikat/rolet që duhet thënë i gjeni tek shtojca më poshtë);
  5. Pas përfundimit të të gjitha pyetjeve, nxënësit do të kenë arritur në pozita të ndryshme. Nga këto pozita, nxënësit do të ftohen që t’i hudhin letrat e shtypura më parë (shih pikën 2) në një cak të caktuar nga mësimdhënësi (mund të jetë një shportë);
  6. Pasi të gjithë nxënësit të kenë hedhur letrat e tyre, ftohen të formojnë një rreth në të cilin do të diskutojnë dhe reflektojnë mbi ndjenjat, mendimet dhe pritshmëritë e tyre gjatë realizimit të aktivitetit;

Pyejtje dhe reflektim

  1. Si po ndjeheni tani?
    Si jeni ndjerë në rolin që e keni pasur? A keni pasur ndonjë rast të përafërt me rolin që keni pasur?
    Si ndjeheni kur vë veten në pozitën e tjetrit?
    A ju ka ndodhur të krijoni përshtypje të gabuar për dikë a diçka?
    A hezitoni të flisni/kërkoni ndihmë për problemet që iu preokupojnë? A e dini ku mund të qaseni për të kërkuar ndihmë?

Shënim për edukatorin: Pasi të gjithë të kenë hedhur letrat e tyre në drejtim të cakut të caktuar paraprakisht nga mësimdhënësi, të bëhet një reflektim nga mësimdhënësi lidhur me këtë veprim duke shtuar se është shumë e rëndësishme që të mos ndikohemi nga mendimet e të tjerëve, e sidomos kur kanë për qëllim ofendimin dhe përqeshjen. Po ashtu, nxënësve iu thuhet t’i lënë pas tërë këto fjalë dhe të vazhdojnë të jenë vetvetja kudo që shkojnë. Këtu mund të shtohet edhe pjesa se nëse kemi një qëllim, jo çdo herë do ta arrijmë atë, dhe se personat e privilegjuar do të jenë më afër cakut. Kjo ndodh sepse disa nga nxënësit në rolet që i kanë pasur në aktivitet mbesin prapa dhe nuk mund ta hedhin letrën e tyre në “shportë”. Në fund mësimdhënësi i mbledh të gjitha dhe i fut në shportë.

 Shtojca