Më poshtë gjeni 3 aktivitete që ju shërben në realizimin e orës: Burimet e energjisë elektrike. Përgatitje përpara fillimit të sesionit:
  • Lexim dhe përvetësim i aktivitetit në materiale dhe program;
  • Përgatitje e materialeve të nevojshme për aktivitetet që do zhvillohen në klasë;
  • Përgatitje e mjedisit didaktik dhe fizik, si dhe e atmosferës së këndshme dhe bashkëpunuese në klasë.
Ndërlidhja me lëndët e tjera dhe çështjet ndërkurrikulare: Matematikë, Shoqëria dhe Mjedisi, Shkencat e Natyrës dhe Arti. Materialet e nevojshme: Libri, fletorja, lloptopi, markerë, laps, flipchart. Përshkrimi i aktiviteteve hap pas hapi: Aktiviteti 1: Çfarë po sheh Kohëzgjatja: 10 minuta Mësimdhënësi/ja paraqet një fotografi në projektor që tregon disa lloje burimesh të energjisë elektrike dhe kërkon nga nxënësit të japin mendimet e tyre mbi atë që po shohin. Mësuesja u thotë nxënësve që të mos hezitojnë të shprehin çdo gjë që u vjen në mendje.  Pasi nxënësit japin mendimet e tyre, mësimdhënësi/ja bën një përmbledhje të tyre, duke u fokusuar veçanërisht në burimet e ripërtërishme dhe të paripërtërishme dhe duke krahasuar rolin e secilit.  Aktiviteti 2: Galeria e imazheve Kohëzgjatja: 25 minuta Mësimdhënësi/ja i ndan nxënësit në 5 grupe me emërtimet: Bateritë, Akumulatori, Dinamoja, Gjeneratori dhe Celulat diellore. U  tregon nxënësave se këto janë 5 llojet e burimeve të energjisë elektrike dhe secili grup për llojin e grupit të burimit që ka, konkretisht për emërtimin e tij duhet të paraqes në flipchart të gjitha njohurite që kanë rreth atij grupi të burimit të energjisë. Mësimdhënësi/ja u thotë që ato mund t’i paraqesin me anë të vizatimeve apo me anë të përkufizimeve - inkurajon që të jenë sa më kreativ.  Pasiqë kanë kaluar 15 minuta mësimdhënësi/ja kërkonë nga nxënësit që secili grup të zgjedhin  2 përfaqësues të grupit që ta bëjnë prezantimin para pjesës tjetër të klasës. Aktiviteti 3: Duartrokit dhe trego Kohëzgjatja: 10 minuta                                                                        Mësimdhënësi/ja u kërkon nxënësve të formojnë një rreth në këmbë. U thotë që secili të shtrijë dorën e majtë në anën e majtë të tij, kurse dorën e djathtë ta vendosë mbi dorën e shokut/shoqes që ka afër në anën e djathtë të tij. U thotë që me anën e këtij aktiviteti do të rikujtojnë atë që kanë mësuar sot mbi burimet e energjisë elektrike. U tregon që, në momentin që fillon aktiviteti, personi i parë me numër 1 në ditar duhet të trokasë/godisë dorën e shokut dhe të thotë një burim të energjisë elektrike apo një karakteristikë të tij që u përmend sot. Pastaj vazhdon personi që i është trokitur/goditur. Kështu më radhë derisa secili nxënës të ketë dhënë një burim të energjisë elektrike dhe një karakteristikë të tij. Pasi të kenë përfunduar të gjithë, mësimdhënësi/ja i pyet se si janë ndjerë gjatë orës mësimore dhe si do të shpjegonin këtë njësi mësimore.