Më poshtë gjeni 3 aktivitete që ju shërbejnë në realizimin e orës mësimore: Bëjmë lojëra/gjëra të bukura me materiale të riciklueshme Përgatitje përpara fillimit të sesionit:
  • Lexim dhe përvetësim i njësisë mësimore në materiale dhe program;
  • Përgatitje e materialeve të nevojshme për aktivitetet që do zhvillohen në klasë;
  • Përgatitje e mjedisit didaktik dhe fizik, si dhe e atmosferës së këndshme dhe bashkëpunuese në klasë.
Ndërlidhja me lëndët e tjera dhe çështjet ndërkurrikulare: Edukatë figurative; Matematikë; Njeriu dhe natyra; Shoqëria dhe mjedisi; Edukimi për media; Arsimi për zhvillim të qëndrueshëm;  Materialet e nevojshme: Libri bazë, fotografi/ilustrime  nga interneti, gurë, kapakë, thasë, shkopinj druri, gërshërë, vizore, pëlhurë, vunicë, penjë,  pjata/shishe të plastikës, ngjitës letre/druri, pambuk, ngjyra të ndryshme, si dhe pako, letra e kartonë të formave dhe madhësive të ndryshme, radio, CD Përshkrimi i aktiviteteve hap pas hapi: Aktiviteti 1: RELAKSIM ME MUZIKË  Formohet një rreth, në të cilin secili nxënës është i ulur në karrikën e vet. Gjatë dëgjimit të muzikës nxënësit i mbajnë sytë mbyllur dhe imagjinojnë se çfarë do të donin të krijonin ata.    Aktiviteti 2: UNË BËJ…  Pas një diskutimi të shkurtër rreth asaj që imagjinuan, nxënësit lihen të lirë të punojnë  individualisht, në çifte ose në grupe, varësisht nga punimet të cilat kanë zgjdhur t’i krijojnë  me materiale ricikluese.     Aktiviteti 3: TURI I GALERISË  Në fund, të gjitha punimet e nxënësve ekspozohen në njërin kënd të klasës. Nxisë nxënësit që  të analizojnë punimet e njëri-tjetrit (materialet e përdorura, mënyrën se si janë krijuar,  format, madhësitë, etj). Këtë orë mësimore e përmbyllim duke diskutar rëndësinë e procesit  të riciklimit për jetën e gjallesave të ndryshme.