- Lexim dhe përvetësim i aktivitetit në materiale dhe program;
- Përgatitje e materialeve të nevojshme për aktivitetet që do zhvillohen në klasë;
- Përgatitje e mjedisit didaktik dhe fizik, si dhe e atmosferës së këndshme dhe bashkëpunuese në klasë.
- Çfarë është barazia?
- A të ka ndodhur ndonjëherë të ndihesh i/e trajtuar ndryshe? Si u ndjeve?
- A ke parë ndonjëherë që dikush tjetër të trajtohet padrejtësisht? Çfarë do të thotë për ty “të jesh i/e barabartë”?
- Si ndjehesh kur të gjithë trajtohen njësoj në klasë?
- A mendon se djemtë dhe vajzat duhet të kenë të njëjtat mundësi? Pse?
- Si jeni ndjerë gjatë orës mësimore?
- Çfarë mësova sot për barazinë?
- Cili ishte momenti më i rëndësishëm për mua në këtë orë?
- Si tregova barazi sot?
- Si mund të përdor njohuritë e sotme në jetën time të përditshme?
- Pse është e rëndësishme të tregojmë respekt për të gjithë?
- Si ndihmon barazia për të ndërtuar një mjedis të mirë për të gjithë?