Më poshtë gjeni 3 aktivitete që ju shërbejnë në realizimin e orës mësimore: Wochentage -  ditët e javës Përgatitje përpara fillimit të sesionit:
  • Lexim dhe përvetësim i njësisë mësimore në materiale dhe program;
  • Përgatitje e materialeve të nevojshme për aktivitetet që do zhvillohen në klasë;
  • Përgatitje e mjedisit didaktik dhe fizik, si dhe e atmosferës së këndshme dhe bashkëpunuese në klasë.
Ndërlidhja me lëndët e tjera dhe çështjet ndërkurrikulare: Gjuhë dhe komunikim, Shkathtësi për jetë. Materialet e nevojshme: 7 fleta A4 të punës, kimika, Përshkrimi i aktiviteteve hap pas hapi:   Aktiviteit 1: Lidhë ditët e javës:   Filloni orën duke u treguar nxënësve se sot do të mësojmë emërtimin e ditëve të javës në gjuhën gjermane. U thoni që do të ndhaemi në 7 grupe dhe secili grup do te ketë një fletë të punës ku në bazë të njohurive të mëparshme do të mundohen bashkarisht të lidhin emërtimin e ditëve së javës në gjuhën gjermane me ato në gjuhën shqipe.   U jepni 5 minuta kohë që të përfundojnë lidhjen të emërtimeve të ditëve dhe më pas kërkoni nga secili grup që të prezantoj se si e kanë bërë lidhjen e tyre. Pasi të kenë prezantuar shikoni se a janë bërë lidhjet mirë nëse po, ju si mesimdhënës/e ripotnconi përsëri ato duke i shqiptuar në mënyrën e duhur. Nëse jo, u tregoni se si bëhet lidhja e tyre duke i shënuar në tabelë dhe duke i lexuar me zë të lartë në mënyrë qe secili nxënës të dëgjoj shqiptimin e ditëve të javës në gjuhën gjermane.   Aktiviteti 2: Çfarë bëjë në ditën e …. Pyesni nxënësit se a kanë ndonjë menidm se përse jemi ndarë në 7 grupe. Pasi të keni marrë përgjigjiet u thoni që jemi ndarë meqenëse java ka 7 ditë dhe secili grup do të kemi emërtimin e një dite të javës në gjuhën gjermane. Kështu grupi i parë do të emërtohet me emrin Montag, grupi i dytë do të emërtohet me emrin Dienstag, grupi i tretë Mittwoch e kështu me radhë.  U thoni qe secili grup do të shkruaj nga 7 fjali në gjuhën gjermane duke treguar se çfarë bëjnë në atë ditë. P.sh. Në ditën e hënë unë shkoj në shkollë - Am Montag gehe ich zur Schule. U jepni kohë 15 minuta dhe u thoni që në fund secili grup do të lexoj punimet e tyre.   Aktiviteti 3: Përmbyllje - Plotëso tekstin  U thoni nxënësve që tani së bashku do të përsërisim ditët e javës duke plotësuar tekstin me emërtimet e ditëve të javëvë që u mungojnë. U ndani secilit grup nga një letër A4 me këtë tekst: "Ich gehe jeden Tag zur Schule. Am ____ beginnt meine Schulwoche. Nach dem Montag kommt der _____. Am _____ habe ich ein paar wichtige Stunden in der Schule. Dann kommt der _____, ein weiterer Schultag. _____ ist der vierte Tag der Woche, und danach kommt der _____, ein Tag, den viele Schüler mögen, weil es am nächsten Tag kein Schule gibt. Am ende der Woche, _____ und _____, entspanne ich mich und mache außerschulische Aktivitäten."   Si duhet të jetë teksti pas plotësimit: "Ich gehe jeden Tag zur Schule. Am Montag beginnt meine Schulwoche. Nach dem Montag kommt der Dienstag. Am Dienstag habe ich ein paar wichtige Stunden in der Schule. Dann kommt der Mittwoch, ein weiterer Schultag. Donnerstag ist der vierte Tag der Woche, und danach kommt der Freitag, ein Tag, den viele Schüler mögen, weil es am nächsten Tag kein Schule gibt. Am Ende der Woche, Samstag und Sonntag, entspanne ich mich und mache außerschulische Aktivitäten."