Më poshtë gjeni 3 aktivitete që ju shërbejnë në realizimin e orës mësimore: 4a Dyqani i lodrave Përgatitje përpara fillimit të sesionit:
  • Lexim dhe përvetësim i njësisë mësimore në materiale dhe program;
  • Përgatitje e materialeve të nevojshme për aktivitetet që do zhvillohen në klasë;
  • Përgatitje e mjedisit didaktik dhe fizik, si dhe e atmosferës së këndshme dhe bashkëpunuese në klasë.
Ndërlidhja me lëndët e tjera dhe çështjet ndërkurrikulare: Gjuhën shqipe, Arte, Teknologji, Edukimi për qytetari demokratike, Edukimi medial, Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm. Materialet e nevojshme: Libri kl V, libri i punës kl V, lapsi, fletorja, tabela, shkumësi, kompjuteri, projektori, etj. Përshkrimi i aktiviteteve hap pas hapi: Aktiviteti 1: Ngrohja - Faza e prezantimit Në pjesën e warm-up/ngrohjes e bëjmë aktivitetin e shkundjes, pastaj në pjesën e lojës e përdorim 1 balonë për t’i aktivizuar nxënësit në përdorimin e foljeve që janë rutinë.  E mbaj balonën në duar dhe them ‘’I wake up at seven o’clock’’/"Unë zgjohem në orën shtatë", pastaj e kaloj balonën te nxënësi tjetër, i cili duhet të thotë 1 fjali tjetër duke përdorur folje rutinë, të cilat tregojnë veprime në kohën e mëngjesit. Foljet duhet të përdoren në Present Simple Tense/Kohën e tashme të thjeshtë. Pastaj, secili nxënës që e thotë fjalinë, ia kalon balonën nxënësit tjetër, e kështu me radhë. Në ndërkohë, derisa nxënësit thonë fjalitë, unë shkruaj në dërrasë foljet e përdorura nga nxënësit. Pasi e përfundojmë këtë aktivitet, i pyes nxënësit: Në cilën kohë janë këtë folje? Pasi të marr përgjigje, atëherë e bëjë lidhjen e present simple me past simple te foljet e rregullta. (present simple/koha e tashme e thjeshte e ka një shok të vjetër, e për të cilin shok do të mësojmë sot. Pyetja: Cili është shoku më i vjetër? Kjo pyetje bëhet në present simple? Përgjigjja duhet të jetë në Past Simple Tense ( Koha e kryer e thjeshtë). -E shkruaj në dërrasë titullin Past Simple Tense (Koha e kryer e thjeshtë) -E bëjë një rikujtim të present simple duke kërkuar nga nxënësit të përmendin ndonjë folje në present simple, si dhe përdorimin e present simple/koha e tashme e thjeshtë. Pastaj, kalojmë në past simple/koha e kryer e thjeshtë duke e sqaruar përdorimin e saj dhe çka e karakterizon past simple/koha e kryer e thjeshtë.   Aktiviteti 2: Gjej dallimet Kërkoj nga nxënësit të japin shembuj fjalishë në present simple, si psh. I listen to the teacher every day/Unë e dëgjoj mësuesin çdo ditë dhe fjalinë e dhënë nga nxënësi e shkruaj në dërrasë, pastaj të njëjtën fjali e shkruaj në past simple dhe u shtoj pyetjen: Cili është dallimi midis fjalisë së parë dhe të dytë? Pastaj kërkoj nga një nxënës të dalë në dërrasë dhe të rrumbullakësoj një dallim që gjendet në fjalitë e shënuara në dërrasë. -Pastaj e lexoj fjalinë e dytë duke theksuar Past Simple/Koha e kryer e thjeshtë, pastaj shtroj pyetjen se çfarë duhet të bëjmë nëse dëshirojmë ta shndërrojmë një folje nga present simple/koha e tashme të thjeshtë në past simple/koha e kryer e thjeshtë. Foljes në present simple/kohën e tashme të thjeshtë i shtohet prapashtesa – ed – Verb + ed -Nxënësit dalin në dërrasë për të shtuar prapashtesën –ed në foljet e shkruara më herët -Pastaj u tregoj fjalët e reja që janë në krye të faqes dhe kërkoj nga ata që t’i gjejnë ato fjalë në tregim. -Lëshoj audion dhe kërkoj nga nxënësit që ta përcjellin mësimin në librat e tyre.   Aktiviteti 3: Dëgjo dhe imito Lëshoj audion duke e pauzuar në secilën figurë. Kërkoj nga nxënësit ta lexojnë dialogun dhe i nxis që ta imitojnë intonacionin ashtu siç e dëgjojnë nga audio. -Kërkoj nga nxënësit që në dyshe ta aktrojnë dialogun.