Më poshtë gjeni 3 aktivitete që ju shërbejnë në realizimin e orës mësimore: Përdorimi i teknologjisë moderne Përgatitje përpara fillimit të sesionit:
  • Lexim dhe përvetësim i njësisë mësimore në materiale dhe program;
  • Përgatitje e materialeve të nevojshme për aktivitetet që do zhvillohen në klasë;
  • Përgatitje e mjedisit didaktik dhe fizik, si dhe e atmosferës së këndshme dhe bashkëpunuese në klasë.
Ndërlidhja me lëndët e tjera dhe çështjet ndërkurrikulare: Gjeografi, Gjuhë dhe komunikim, shkathtësi për jetë. Materialet e nevojshme: Projektor, lloptop, magnete, fleta me ngjyra, markera, flipcharts Përshkrimi i aktiviteteve hap pas hapi: Aktiviteti 1: 5 minuta 5 vende Filloni orën duke kërkuar nga nxënësit që në çift të bëjnë një listë të 5 vendeve në botë që e kanë teknologjinë më të zhvilluar në botë. Jepuni kohë 5 minuta për të shkruar këto shtete. Ndërkohë ju duhet të keni të parapërgatitura fletët me ngjyra të 5 shteteve me teknologjinë më të zhvilluar në vitet e fundit (Japonia, Amerika e Veriut, Korea Jugore, Gjermania, Singapori). Pasi nxënësit të përfundojnë listimin, vendosni në flipchart emrin e shteteve që i keni printuar më parë veç e veç, dhe flipchartët vendosini në tabelë. Pyetni nxënësit nëse ndonjëri i ka të qëlluara të gjitha shtetet saktë. Më pas merrni përgjigje nga ta dhe jepuni disa informata në lidhje me këto shtete dhe teknologjinë e tyre.   Aktiviteti 2: Top shpikjet Formoni 5 grupe të nxënësve sipas ndarjes së grupeve me numrat 1,2,3,4,5 dhe kërkoni u caktoni rastësisht njërin nga shtetet e zhvilluara më lartë. Kërkoni nga ta që të diskutojnë dhe të hyjn në internet dhe të hulumtojnë se cilat janë teknologjitë më të reja për të cilat njihen këto vende, më pas u ofroni flipchartin ku secili grup duhet të punoj. Për të përfunduar flipchartin jepuni kohë 15 minuta. Pasi të përfundojnë, vendosini flipchartët në tabelë dhe lexojini disa nga gjërat që nxënësit kanë shkruar.   Aktiviteti 3: Chat GPT Në këtë aktivitet do të hapni lloptopin dhe projektorin, ku do të shfaqni OPEN AI (Chat GPT) dhe u jepni informacione nxënësve në lidhje me të ardhmen e teknologjisë dhe atë se çfarë po përdoret në kohët e fundit. U jepni disa demonstrime se si të përdoret dhe format e ndryshme që mund të përdoret CHAT GPT. Më pas kërkoni nga ta që të ju japin disa pyetje ku mund ti’a jepni CHAT GPT dhe të shihni se si funksionon. Për fund u kërkoni nxënësve që të zgjedhin individualisht një aplikacion, webfaqe, chat gpt apo diçka tjetër që është e re në tregun e teknologjisë të cilën ata/ato dijnë ta përdorin mirë, apo për të cilën duan të mësojnë më shumë dhe duhet të hulumtojnë.   Pasi të zgjedhin u kërkoni që në shtëpi të bëjnë një video tutorial se si të përdoret ky aplikacion apo webfaqe, ku mund ta bëjnë në formë të videos, inçizim të vetes duke e përdorur apo shpjeguar, përmes powerpoint etj. Pra, kreativiteti dhe zgjedhja nuk kanë limit. Në rast se ata duan të zgjedhin një aplikacion që nuk dijnë ta përdorin mirë, atëherë duhet të hulumtojnë në shtëpi dhe në javën e ardhshme të shpjegojnë para klasës se çfarë kanë mësuar për të me një mini prezentim.   Përfundoni orën duke i falenderuar nxënësit për energjinë dhe kërkojuni që përmes një fjale të shpjegojnë diçka të re që mësuan sot.