Qëllimi: Argëtim në mes të takimit/orës mësimore. Udhëzime hap pas hapi
  1. Formoni një rreth me nxënësit dhe pastaj jepni instruksionet e lojës.
  2. Me zë të lartë thoni një ngjyrë dhe një pjesë të trupit. Kur ju e bëni këtë nxënësit duhet të gjejnë një objekt që e ka atë ngjyrë dhe ta prekin objektin me pjesën e trupit të caktuar nga ju. Për shembull, nëse ju thërrisni “e kuqe, hunda”, nxënësit duhet ta gjejnë një objekt që është i kuq dhe ta prekin atë me hundën e tyre.
  3. Vazhdoni të thoni ngjyra dhe pjesë të tjera të trupit edhe disa herë të tjera.
  4. Për të nxehur më shumë situatën, shtoni elementin e garës në këtë lojë. Nxënësit të cilët janë më të ngadalshëm në kompletimin e detyrës, u kërkoni që të ulen. Personi i fundit që mbetet në lojë është fituesi i lojës.