Qëllimi: Aktivitet për të njohur njëri-tjetrin.
Udhëzime hap pas hapi
Kërkoni nga pjesëmarrësit të qëndrojnë në rreth.
Fillojeni lojën duke thënë se do ta tregoni emrin tuaj dhe diçka për vete (Për shembull, mund të tregoni prej nga vini, shkollimin tuaj, çfarë ju ka tërhequr në këtë punë etj.).
Pastaj do ta përsërisni emrin dhe do ta bashkangjisni një veprim.
(Për shembull, do të rrotulloheni, do të tundni duart etj. Veprimi mund të jetë aq i thjeshtë apo i komplikuar sa dëshironi ju).
Pasi ta keni thënë emrin dhe ta keni kryer veprimin, të gjithë pjesëmarrësit në rreth do ta thonë emrin dhe ta përsërisin gjestin në të njëjtën kohë.
Pastaj personi tjetër do ta bëjë të njëjtën gjë dhe grupi do ta përsërisë emrin dhe veprimin edhe një herë. Vazhdoni kështu deri sa të gjithë pjesëmarrësit të kenë thënë emrin dhe të kenë bërë një veprim.
Preferencat e privatësisë
Ne përdorim cookies të domosdoshme dhe, me pëlqimin tuaj, matje analitike dhe media të jashtme.