- Bëni një rreth.
- U jepni çdo pjesëmarrësi nga 5 shkopinj ndiçues dhe pastaj filloni ta shpjegoni aktivitetin.
- Kur një pjesëmarrës ta ketë radhën, ai/ajo do ta thotë një fjali për vetveten (të vërtetë ose gënjeshtër).
- Pastaj numërohet prapthi nga 5 deri në 1 (zakonisht udhëheqësi i lojës numëron) dhe pjesëmarrësit e kryejnë veprimin që ata besojnë se reflekton të vërtetën apo të pavërtetën e fjalisë së thënë nga lojtari.
- Lojtari pastaj tregon nëse fjalia është e vërtetë apo gënjeshtër. Kështu, pjesëmarrësit që nuk ja kanë qëlluar duhet t’i japin lojtarit nga një shkop ndriçues. Ata të cilët e kanë qëlluar i mbajnë shkopinjtë.
- Pasi secili pjesëmarrës të ketë kaluar radhën, u kërkoni të numërojnë sa shkopinj kanë, pastaj personi me më shumti shkopinj fiton lojën.
E VËRTETË APO GËNJESHTËR ME SHKOP NDRIÇUES
Qëllimi: Argëtim dhe thyerje e akullit në fillim të një kampi apo trajnimi.
Materiale të nevojshme: 5 shkopinj ndriçues për çdo pjesëmarrës
Informata të nevojshme
Para se të fillojë loja caktoni dy veprime për “të vërtetën” dhe “gënjeshtrën”
Për shembull duart në kokë apo duart pas shpine.
Udhëzime hap pas hapi