Qëllimi: Nxënësit të mendojnë për zgjidhje strategjike kur ndihen të sfiduar. Materiale të nevojshme: Një top të vogël që është i lehtë për tu hedhur. Udhëzime hap pas hapi
  1. U kërkoni studentëve të qëndrojnë në rreth.
  2. U jepni një top të vogël që është i lehtë për tu hedhur.
  3. Tani, i kërkoni personit që mban topin ta kalojë atë te dikush tjetër në rreth, duke e thënë emrin e atij personi. Ai person, pastaj, e kalon topin te dikush tjetër në rreth duke e thënë emrin e tyre.
  4. Është mjaft e rëndësishme që të gjithë ta mbajnë në mend radhën në të cilën hedhet topi (çdo person duhet të mbajë në mend personin i cili ua ka kaluar topin dhe te kush e kanë kaluar ata).
  5. Pasi që secili person në rreth ta ketë pasur topin, i pyesni nëse mund ta bëjnë modelin e njëjtë përsëri, mirëpo më shpejt kësaj here?
  6. U tregoni se do ta masni kohën këtë herë. Pastaj u tregoni sa kohë kanë bërë.
  7. I pyesni nëse mund ta bëjnë aktivitetin edhe më shpejt?
  8. U caktoni një kohë që është më pak se gjysma e kohës që ju morri atyre. U kërkoni të provojnë përsëri.
  9. Theksoni se duhet të tregohen krijues. E vetmja gjë që duhet të mbetet e pandryshuar është radha e gjuajtjes së topit, pra duhet të mbetet e njëjta radhë si prej fillimit të lojës. Le ta përsërisin aktivitetin deri sa ta gjejnë një strategji që u lejon ta kryejnë atë më shpejt se sa koha e caktuar.
Shënim për edukatorin: Zgjidhja e lojës: Nxënësit rreshtohen në rendin sipas të cilit duhet ta prekin topin, me njërën dorë të zgjatur përpara tyre. Të gjitha duart duhet të preken në rresht. Një person (personi i parë që ka topin) vrapon përgjatë rreshtit, duke kaluar topin në duart e secilit. Nëse kanë probleme, mund tu jepni zgjidhje tërthorazi, por të mos jenë shumë të kapshme. Kjo quhet sfidë për një arsye.