- Le të qëndrojnë të gjithë studentët në rreth dhe ta mbajnë litarin (nëse ka shumë studentë, i ndani në grupe nga 8-9 anëtarë për secilin grup).
- Duke përdorur komunikimin brenda grupit, grupi duhet të lëshohet prapa, si dhe çdo anëtar duhet të qëndrojë në shputa (më gishtërinjtë në ajër).
- Mësimdhënësi duhet ta cekë se sa e rëndësishme është që secili të marrë pjesë dhe të mos e tërheq fort litarin. Nëse studentët fillojnë të tërheqin shumë ose të mos mundohen, ata duhet të dalin menjëherë nga grupi.
- Kur grupi të ketë sukses, mund t’i përdorni këto alternativa:
- Le të ulet grupi duke përdorur rrethin yurt.
- Le të lëshohet grupi prapa, duke përdorur rrethin yurt.
- I numëroni studentët nga 2. U kërkoni njëshave të lëshohen prapa dhe dyshave të tërhiqen para.
- E bëni këtë vetëm nëse studentët tregojnë sukses dhe komunikim të mirë.
RRETHI YURT
Qëllimi: Studentët të lidhen me shokët e klasës përmes sfidave kërkuese ekipore.
Materiale të nevojshme: Litar 6-7m, i mbajtur shtrënguar që të formohet një rreth.
[embed]https://www.youtube.com/watch?v=HNSsYqtWrTo[/embed]
Udhëzime hap pas hapi