Qëllimi: Synimi i kësaj loje është që t’i gjallërojmë nxënësit duke gjuajtur dhe duke kapur topin. Materiale të nevojshme: Nga një top për secilin çift apo mjaftueshëm balona me ujë për secilin çift. Udhëzime hap pas hapi
  1. I ndani nxënësit nëpër çifte.
  2. U jepni secilit çift nga një top të vogël – si p.sh. nga një top tenisi.
  3. U kërkoni që të qëndrojnë afërsisht 3 metra larg njëri-tjetrit.
  4. U kërkoni që të gjuajnë topin para dhe mbrapa vazhdimisht, deri sa ndonjërit t’i bie në tokë.
  5. Kur dikush e lëshon topin në tokë, ju i thoni ‘’Bini në njërin gju’’. Personi përkulet në njërin gju dhe vazhdon të luajë si i tillë. Nëse i njëjti person e lëshon topin përsëri në tokë, i thoni "Bini në dy gjunjët". Nëse i njëjti person e lëshon topin përsëri në tokë për të tretën herë, i thoni "Bini në njërin bërryl". Nëse ndodh përsëri, i thoni "Bini në dy bërrylat", pastaj vazhdon deri në mjekër dhe kështu eliminohen nga loja.
  6. Mbani në mend që duhet të qëndroni në atë pozitë që të keni mundësi të gjuani dhe të kapni topin. Që do të thotë, do t’iu duhet që ta kapni dhe ta gjuani topin përderisa jeni në gjunjë dhe me njërin bërryl përtokë.
  7. Rezultati parashihet të jetë shumë qesharak.
  8. Personit të parë që i kufizohen të gjitha pjesët e trupit, humbet lojën.
Shënim për edukatorin: Kjo lojë mund të realizohet edhe me balona me ujë, gjë që e bën shumë më argëtuese për nxënësit. Nëse e praktikoni këtë, sigurohuni që koha të jetë e nxehtë dhe me diell.