Mosha6-7, 8-9, 10-12, 13-14, 15-17, 18+, Të gjitha moshat
Niveli i energjisë-
ParapërgatitjetPa materiale, Brenda, Jashtë, Shpjegim me video
Qëllimi: Është lojë argëtuese të cilën për ta fituar duhet të mbetesh lojtari i fundit në lojë.
[embed]https://www.youtube.com/watch?v=7ZEJBiUKA-U[/embed]
Udhëzime hap pas hapi
Kërkoni nga grupi ta formojë një rreth. Udhëheqësi i lojës qëndron në mes të rrethit mirëpo para se të vendoset në mes, duhet ta shpjegojë lojën.
Udhëheqësi zgjatë duart përpara dhe bashkon shuplakat e dorës duke lënë gishtat tregues jashtë (kjo është pozita e tyre prej gjuajtësit splat). Pastaj, në atë pozitë I drejtohet dikujt në rreth dhe thërret “Splat!” (udhëheqësi i drejton duart, jo vetëm gishtat tregues).
Personi të cilit i është drejtuar udhëheqësi duhet të ulet shpejt, ndërsa dy personat anash tij i drejtohen njëri-tjetrit në pozitën splat dhe thërrasin “Splat!”
Nëse personi të cilit i është drejtuar udhëheqësi nuk ulet, atëherë përjashtohet nga loja. Mirëpo nëse ai person ulet në kohë, atëherë personi anash i cili më shpejt i drejtohet tjetrit dhe thërret “Splat!”, mbetet në lojë.
Loja vazhdon derisa të mbeten vetëm dy persona në lojë.
Kur mbeten vetëm dy persona në lojë atëherë fillon “Dueli”:
Dy personat e fundit në lojë qëndrojnë shpinë më shpinë me njëri-tjetrin në mes të rrethit. Udhëheqësi fillon numërimin. Për çdo numër, personat në mes bëjnë një hap para.
Kur udhëheqësi e kapërcen një numër (psh. 1,2,3...5), ata dy persona duhet të kthehen dhe t’I drejtohen njëri-tjetrit në pozitën e tyre splat dhe të thërrasin “Splat!”. I pari që bën këtë veprim është fitues!
Shënim: Çdo person që është jashtë lojës duhet të qëndrojë ulur në vendin e tij/saj në rreth dhe ta shikojë lojën. Gjithashtu, hapësirat e zbrazëta në rreth e bëjnë lojën edhe më sfiduese përpersonat që ende janë pjesë e saj.
Preferencat e privatësisë
Ne përdorim cookies të domosdoshme dhe, me pëlqimin tuaj, matje analitike dhe media të jashtme.