KompetencatBashkëpunimi në grup, Zgjidhja e problemeve, Komunikimi, Lojëra argëtuese
TemaArgëtim, Sportet
Kohëzgjatja15-20 minuta
Nr. i pjesëmarrësve8-15, 16-30, 30+
Mosha6-7, 8-9, 10-12, 13-14, 15-17, 18+, Të gjitha moshat
Niveli i energjisëEnergji e Mesme
ParapërgatitjetMe materiale, Brenda, Jashtë, Shpjegim me video
Qëllimi: Punë në ekip, zgjidhje e problemeve me anë të komunikimit dhe mësim se si përceptimet e ndryshme mund të ndikojnë në grupe.Materiale të nevojshme: Shilte e vogël, letër A4 apo diçka tjetër që pjesëmarrësit mund ta përdorin si gur për ta kaluar llavën.
Litar apo shirit ngjitës për ta shënjuar vijën e fillimit dhe mbarimit (përgatitni këto vija para se të fillojë aktiviteti dhe para se ti ndani grupet).
[embed]https://www.youtube.com/watch?v=O9tvF3_ghM0[/embed]
Udhëzime hap pas hapi
I ndani pjesëmarrësit në grupe më të vogla (varësisht sa pjesëmarrës janë). Nëse çdo grup ka numër të njëjtë pjesëmarrësish atëherë u jepni edhe numër të njëjtë jastëkësh.
Shembull: Nëse i keni 3 grupe me nga tetë persona, u jepni jastëk sa gjysma e numrit të pjesëmarrësve plus një shtesë (pra, për tetë persona u jepni 5 jastëka). Nëse një grup ka vetëm 7 persona, u jepni një më pak.
I rendisni grupet prapa vijës së litarit apo shiritit ngjitës. U sqaroni që detyra e tyre është të kalojnë nga vija fillestare te vija e mbarimit duke vendosur këmbët vetëm në jastëk, jo në dysheme. (Distanca mes vijës së fillimit dhe asaj të mbarimit mund të jetë mes 8-16 metra, varësisht nga mosha dhe madhësia e grupit. Për grupe me nga 8 pjesëmarrës distanca mund të jetë 10 metra).
Grupet i kanë vetëm dy minuta ta diskutojnë strategjinë.
Koha për ta kaluar llavën varet nga madhësia e grupeve. P.sh. Nëse grupet kanë nga 8 pjesëmarrës, atëherë 7 minuta u mjaftojnë për ta kaluar llavën.
Pjesëmarrësit mund t’i përdorin jastëkët të qëndrojnë në ta, mirëpo vetëm një person mund të qëndrojë në një jastëk.
Nëse dikush prek llavën ose nëse dy persona qëndrojnë në një jastëk, i tërë ekipi duhet të fillojë përsëri nga pika fillestare.
Lëni grupet të provojnë dhe shpejt do ta kuptojnë që nuk mund ta kalojnë vijën pa ndihmën e grupeve tjera (mirë është nëse një grup mund ta kalojë llavën vetëm). Kur pjesëmarrësit pyesin se a mund të bashkëpunojnë, u thuani diçka si “Ne asnjëherë nuk kemi thënë që s’mundeni”. Pasi të fillojnë bashkëpunimin do ta kenë më të lehtë ta kryejnë detyrën.
Pyetje dhe reflektim
A mund ta mendoni ndonjë situatë tjetër të ngjashme me këtë aktivitet? A keni pasur ndonjëherë situata të tilla? (Për shembull situata kur njerëzit kanë arritur më shumë duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin).
Çfarë mendoni se i ndalon njerëzit të punojnë bashkë?
Preferencat e privatësisë
Ne përdorim cookies të domosdoshme dhe, me pëlqimin tuaj, matje analitike dhe media të jashtme.