Qëllimi: Që pjesëmarrësit të ndihen rehatshëm dhe të lidhen më njëri-tjetrin. Materiale të nevojshme: Shami, lidhëse të këpucëve, trakë/shirit ose shallë (nga një për person). Litar ose shirit të gjatë (për shënjimin e  vijës së fillimit dhe fundit para se të fillojë aktiviteti). Udhëzime hap pas hapi
  1. Mblidhni të gjithë grupin dhe kërkoni nga secili të zgjedhë nga një partner, pasi të jenë grupuar partnerët duhet të qëndrojnë përkrah njëri-tjetrit.
  2. U jepni secilit çift nga një shami, shirit stofi ose ngjitës për t’u lidhur mes veti në kyçin e këmbës.
  3. Pasi çiftet të jenë lidhur njëri me tjetrin, le të fillojnë ecjen së bashku dhe është shumë e rëndësishme që të bashkëpunojnë mes veti për të mos u rrëzuar. T'u jepen disa minuta kohë që të bëjnë prova.
  4. Pasi të kenë treguar sukses në këtë fazë, i bashkoni çiftet me nga dy persona mes veti, kështu që të jenë krijuar grupe me nga katër persona. T'u jepen përsëri disa minuta kohë që të bëjnë prova duke ecur së bashku.
  5. Pasi të kenë treguar sukses edhe në këtë fazë, i bashkoni përsëri grupet me nga katër, të lidhur në po të njëjtën mënyrë. Mos harroni t'u jepni disa minuta kohë që të bëjnë prova.
  6. Vazhdoni kështu deri sa të jetë lidhur i tërë grupi së bashku dhe të ecin si të tillë.
Pyetje dhe reflektim
  1. Si ndiheshit për partnerin tuaj gjatë këtij aktiviteti?
  2. A mendoni se e keni ndihmuar apo penguar njëri-tjetrin gjatë aktivitetit?
  3. Çfarë i duhej secilit prej jush të bënte, në mënyrë që grupi të kishte sukses?
  4. Çfarë ndodhi ose çfarë mund të kishte ndodhur nëse një person nuk do të bashkëpunonte?
  5. Ç'lidhje ka ky aktivitet me javët në vijim?