KompetencatBashkëpunimi në grup, Zgjidhja e problemeve, Komunikimi
TemaMatematikë, Argëtim
Kohëzgjatja15-20 minuta
Nr. i pjesëmarrësve1-7, 8-15, 16-30, 30+, Të gjithë pjesëmarrësit
Mosha6-7, 8-9, 10-12, 13-14, 15-17, 18+, Të gjitha moshat
Niveli i energjisëEnergji e Mesme
ParapërgatitjetMe materiale, Brenda, Jashtë
Qëllimi: Lojë komunikative që tregon rëndësinë e vendosmërisë dhe arritjes së synimeve, si dhe të shprehurit e qartë të synimeve tuaja për grupin. Materiale të nevojshme: Litarë të mjaftueshëm për secilin grup, që të mund të krijojnë forma me të,
Mbyllëse të syve për të gjithë.
Udhëzime hap pas hapi
Lidheni litarin në një rreth mjaftueshëm të gjerë për të gjithë dhe të gjithë pjesëmarrësit të kapin nga një pjesë të litarit me të dy duart.
Të gjithë të qëndrojnë në rreth përballë njëri-tjetrit.
Duke qëndruar kështu (në këmbë) secili mban nga një anë të litarit me të dy duart.
Udhëheqësi i aktivitetit gjatë gjithë kohës duhet t’i udhëzojë pjesëmarrësit për krijimin e formave të caktuara. Për shembull: formë rrethore, katrore etj.
Anëtarët e grupit duhet të tentojnë t’i koordinojë lëvizjet mes vete dhe pastaj të lëshojnë litarin në tokë, të formësuar sipas udhëzimit.
T'u kërkohet se a janë të kënaqur me formën e krijuar nga ta.
Në vazhdim të aktivitetit përsërisni procedurën prej pikës 1 deri në 6, këtë radhë me forma më të ndërlikuara (formë qeni, luleje apo çfarëdo tjetër). Në këtë xhiro udhëzimet duhet të jepen pa folur, vetëm me gjeste.
Në xhiron e fundit të përsëriten sërish hapat prej 1 deri në 6, mirëpo kësaj radhe as pa gjeste, madje edhe me sy të mbyllur.
Pyetje dhe reflektimPasi të ketë përfunduar loja, udhëheqësi mund t’i pyes pjesëmarrësit lidhur me përshtypjet e tyre rreth nevojës së komunikimit për t’i krijuar format.
Si ndiheshit kur nuk mund të komunikonit me grupin tuaj?
Ç'lidhje ka problemi i komunikimit me vendet tuaja të punës?
Udhëheqësi i aktivitetit pastaj mund të sqarojë ngjashmëritë që ai/ajo po mundohej të paraqiste gjatë aktivitetit.
Sqarimi është si më poshtë:
Ky aktivitet mund të përdoret për të ilustruar rëndësinë e të komunikuarit gjatë udhëheqjes dhe suksesit si udhëheqës. Ndonjëherë ne si udhëheqës nuk jemi mjaft të vetëdijshëm për rëndësinë e të komunikuarit në sqarimin e synimeve dhe qëllimeve tona ndaj atyre që i udhëheqim. Si të tillë, ne pranojmë rezultate të paqarta dhe të pasakta nga ata. Mirëpo asnjëherë nuk mund t’i fajësojmë ndjekësit tanë, pasiqë udhëzimet e paqarta sjellin rezultate të pasakta.
Preferencat e privatësisë
Ne përdorim cookies të domosdoshme dhe, me pëlqimin tuaj, matje analitike dhe media të jashtme.