Qëllimi: Grupet garojnë mes vete për të renditur më së shpejti një komplet kartash duke u bazuar në disa karakteristika të caktuara. Materiale të nevojshme: Një komplet me karta për secilin grup (përgatitni për secilin grup nga një komplet kartash me gjëra që mund të renditen, siç janë: numrat nga 1 deri në 10, alfabeti, fjalë sipas rendit alfabetik, numra të përpjesëtueshëm me 2, me 5, me 10, etj.) Udhëzime hap pas hapi
  1. Fillimisht i ndani grupet.
  2. U jepni secilit grup nga një pako me karta të llojit të njëjtë.
  3. Pasi që të gjitha grupet të kenë nga një pako, njëzëri të thonë, ‘’1, 2, 3, rreshtohuni!’’
  4. Secili grup duhet të përpiqet që të rendisë kompletin e kartave të tyre.
  5. Grupi që ka përfunduar, lajmëron duke thënë ‘’ Ne jemi rreshtuar!’’
  6. Pasi të kenë përfunduar të gjitha grupet, të krahasojnë renditjen e tyre. Luani disa herë radhazi, derisa një grup të ketë qenë më i shpejti për tri herë.
  7. Ai grup shpallet fitues.
Opsionale
  • Luani në grupe, pa folur. Lejohet vetëm sinjalizimi. Secili në grup duhet të pajtohet me renditjen e tyre para se të thonë ‘’ Ne jemi rreshtuar!’’
  • Dhuroni pikë kur grupet të përfundojnë renditjen. Nëse janë 4 grupe: grupi i parë që përfundon renditjen merr 4 pikë, grupi i dytë merr 3 pikë, grupi i tretë merr 2 pikë dhe grupi i fundit merr 1 pikë. Mbani shënime për pikët e fituara gjatë lojës.
  • Hidhni një monedhë për të përcaktuar renditjen e kartave, ku koka nënkupton ‘’e lartë’’ ndërsa numri ‘’e ulët’’. Nëse bie koka, grupet do të rendisin kartat nga më e larta deri te më e ulëta dhe anasjelltas.
Shënim për edukatorin: Pjesëmarrësve që janë më të rinj u lejohet të marrin nga një shenjë sa herë dalin të parët në renditje. Kjo do t’iu ndihmojë për të mbajtur në mend se sa xhiro i kanë fituar. Vendosni pakot e kartave në një qese plastike të mbyllur. Etiketojeni qesen me emërtim dhe me numër të pakove.