Qëllimi: Punë ekipore dhe shtytje për pjesëmarrësit që të mendojnë rreth ndarjes së punëve në grupet e tyre. Udhëzime hap pas hapi
  1. Ndani pjesëmarrësit në grupe të vogla dhe formoni rrathë.
  2. Përzgjedhni një person të qendrojë në mes të rrethit. Personi në mes mund të qendrojë me dy këmbët në tokë mirëpo të tjerët jo. Ata duhet të qëndrojnë me një këmbë në tokë ndërsa personi që eshtë në mes duhet të gjejë një mënyrë për të mbajtur këmbën tjetër të tyre.
  3. Sfida është që grupi duhet të levizë i pandarë në një drejtim, ndërkaq personi në mes nuk duhet të lëshojë dhe të lejojë këmbën e asnjërit prej personave tjerë të prekë tokën.
  4. Lejoni të bëjnë prova dhe caktojuni një cak ku duhet të arrijnë.
Pyetje dhe reflektim
  1. A duhej që një person të punonte dhe të lodhej më shumë se sa pjesa tjetër e ekipit në mënyrë që grupi të kishte sukses?
  2. Si ndiheni kur iu duhet të punoni më shumë se pjesëtarët e tjerë të grupit? Përse jeni ndier ashtu?
  1. Si ndiheni kur të tjerët në grup duhet të punojnë më shumë, në mënyrë që të plotësojnë punën tuaj?
  2. A është në rregull për një grup që disa persona të punojnë më shumë e disa më pak? Përse po ose përse jo?
  1. Si të bëni të mundur që askush të mos ketë barrë të madhe në këtë grup?