Qëllimi: Të inkurajohen pjesëmarrësit në gjithëpërfshirje dhe bashkëveprim. Udhëzime hap pas hapi
  1. Mblidheni të gjithë grupin në një rreth.
  2. Filloni lojën duke i bërë të gjithë të tundin dorën e djathtë dhe të numërojnë nga numri 1 deri në 8 me shpejtësi (duhet të zgjasë vetëm disa sekonda).
  3. Pastaj të tundin dorën tjetër (të majtën) në po të njëjtën mënyrë.
  4. Më pas vazhdoni me këmbën e djathtë, deri në 8, dhe pastaj me këmbën tjetër.
  5. Në vazhdim përsërisni të njëjtën procedurë, por këtë herë duke numëruar nga 1 deri në 7.
  6. Pas kësaj nga 1 deri në 6 duke vazhduar kështu deri sa të arrini në numrin 1.
  7. Në këtë lojë, në parim, duhet të dukeni sikur po shkundi tërë trupin.