Qëllimi: Argëtim dhe punë ekipore Materiale të nevojshme: Balona [embed]https://www.youtube.com/watch?v=3Bk9Ail-AFM[/embed] Udhëzime hap pas hapi
  1. Edukatori do t’u japë secilit pjesëmarrës nga një balonë dhe t’I ndajë në dy apo më shumë grupe (varet prej numrit të pjesëmarrësve).
  2. Pjesëmarrësit duhet të fryjnë balonën e tyre.
  3. Grupi qëndron në varg me nga një balonë përpara që i ndanë nga njëri-tjetri, përveç të parit që nuk ka balonë.
  4. Grupi duhet të lëvizë nga pika A në pikën B, pa u ndarë.
  5. Nëse një balonë bie në tokë, grupi duhet të kthehet në pikën A dhe të fillojë prapë.
  6. Nuk mund të përdoren duart gjatë ecjes me balona. Duart duhet të mbahen mbi kokë ose lart.