Qëllimi: Një akullthyes ku pjesëmarrësit, brenda një kohe të shkurtër, duhet të provojnë ta kalojnë një Hula Hoop nga trupi i njërit pjesëmarrës në trupin e tjetrit, pa shkëputur lidhjen e duarve. Materiale të nevojshme: Hula Hoop (rreth i belit). [embed]https://www.youtube.com/watch?v=8cdCULEQfcQ[/embed] Udhëzime hap pas hapi
  1. Pjesëmarrësit do të ndahen në dy grupe.
  2. Ata do të qëndrojnë në dy rrathë, me fytyrë nga njëri-tjetri, dhe do t’i mbajnë duart.
  3. Pastaj, udhëheqësi do ta vendosë Hula Hoop-in në dikë dhe qëllimi është të kalohet Hula Hoop-i nga personi i parë deri te personi i fundit pa shkëputur duart.
  4. Pjesëmarrësit duhet të provojnë ta kalojnë Hula Hoop-in pa përdorur duart. Ata duhet ta lëvizin tërë trupin për ta kaluar Hula Hoop-in nga ana e majtë në të djathtën ose anasjelltas.
  5. Grupi i cili më shpejt përfundon një raund është fitues.
  6. Nëse një grup përfundon shumë shpejt, atëherë mund të provojë me 2 Hula Hoop-a, ose mund të kombinohen grupet dhe të përsëritet aktiviteti edhe një herë.