- U jepni pjesëmarrësve një fletën A4 me tabelën e këtij aktiviteti në të dhe nga një laps. Pastaj u thuani të gjejnë pjesëmarrës të cilëve u përshtaten gjërat ose karakteristikat e shënuara brenda hapësirave në letra.
- Çdo pjesëmarrës mund të përdorë emrin e një pjesëmarrësi tjetër vetëm një herë.
- Loja do të përfundojë kur një person t’i plotësojë të gjitha hapësirat me emra të ndryshëm të pjesëmarrësve.
- Personi i parë që përfundon të gjitha do t’i lexojë përgjigjet nga fleta e punës.
- Printoni këtë për secilin nxënës.
LOJA E EMRAVE - BINGO
Qëllimi: Është aktivitet i mirë për thyerje të akullit në fillim të ndonjë trajnimi ose kampi, gjithashtu edhe për të njohur njëri-tjetrin.
Materiale të nevojshme: Lapsa/Stilolapsa për të gjithë,
Udhëzime hap pas hapi