KompetencatBashkëpunimi në grup, Zgjidhja e problemeve
TemaArgëtim
Kohëzgjatja10-15 minuta
Nr. i pjesëmarrësve8-15, 16-30
Mosha8-9, 10-12, 13-14, 15-17, 18+
Niveli i energjisëEnergji e Mesme
ParapërgatitjetMe materiale, Brenda, Jashtë
Qëllimi: Të krijohet besim dhe kohezion grupor duke kërkuar nga secili që të bashkëpunojnë në një detyrë sfiduese. Materiale të nevojshme: Çfarëdo sipërfaqe të rrafshët me qoshe, mbi të cilën njerëzit mund të qëndrojnë (p.sh. një trung i madh, një tavolinë, një dërrasë, një bankë etj.) apo një ngjitës prej letre.
Udhëzime hap pas hapi
I ndani nxënësit nëpër grupe me nga 7-9 anëtarë secili.
Gjeni një sipërfaqe të rrafshët me qoshe, mbi të cilën njerëzit mund të qëndrojnë, ose krijoni një hapësirë në tokë duke e kufizuar me ngjitës shirit.
Sipërfaqja duhet të jetë mjaftueshëm e gjerë për t’i zënë të gjithë pjesëmarrësit, gjithashtu edhe të jetë e ngushtë sa të jetë e vështirë për të futur të gjitha këmbët.
Sfidojeni grupin që të përpiqen të futen të gjithë brenda hapësirës, duke mos prekur hapësirën e jashtme dhe të mos rrëzohen në tokë, dhe të qëndrojnë kështu për së paku 10 sekonda.
Pyetje dhe reflektim
Si vendosi grupi juaj se çfarë duhej të bënit gjatë këtij aktiviteti?
A bënte secili diçka në vete apo të gjithë bashkëpunonin me njëri-tjetrin? Përse?
Çfarë ndodh me një grup nëse secili bën diçka vetë?
Çfarë ndodh me një grup kur secili kontribuon në procesin e zgjidhjes së problemit?
Preferencat e privatësisë
Ne përdorim cookies të domosdoshme dhe, me pëlqimin tuaj, matje analitike dhe media të jashtme.