Qëllimi: Të ngritet energjia e nxënësve. Udhëzime hap pas hapi
U shpjegoni nxënësve se në këtë lojë, ata do të kenë një seri komandash nga një “shef” të cilin duhet ta ndjekin. Shefi (cilido që qëndron në këmbë në mes të rrethit) do të rrotullohet ngadalë dhe pastaj në mënyrë rastësore, do të caktojë një person në rreth dhe do të thërrasë një komandë. Ai person, si dhe njerëzit në të majtë dhe në të djathtë, do të duhet të realizojnë komandën menjëherë. Nëse jo, ata janë jashtë loje – ose duhet të vijnë në mes të rrethit dhe të bëhen shefi i ri. Komandat janë si vijojnë:
Makinë Larëse: Personi që caktohet fillon të rrotullohet (si rrobat në një makinë larëse), ndërkohë që njerëzit në të djathtë dhe në të majtë mbajnë të kapura duart në një rreth përreth saj (si kazani i makinës larëse).
Elefanti: Personi që caktohet bën një “feçkë” me krahët e tij dhe bën sikur i bie borisë, tamam si elefant, ndërkohë që njerëzit përreth në të djathtë të tij dhe në të majtë mbajnë duart kapur pranë tij si veshë gjigandë elefanti.
Grup Rroku: Personi që caktohet këndon me një mikrofon imagjinar dhe largon flokët tutje, ndërkohë që njerëzit në të djathtë dhe në të majtë luajnë në kitarë.
Tosteri: Personi që caktohet hidhet lart e poshtë (si një fetë buke që ngrihet nga tosteri), ndërkohë që njerëzit në të djathtë dhe në të majtë të saj mbajnë duart lidhur në një rreth përreth saj.
Kanguri: Personi që caktohet vjen përqark (rrethon) njerëzit në të djathtë dhe në të majtë të tij me krahë (njësoj sikur do i marrë ata në “xhepin” e tij”). Të tre lojtarët hidhen lart e poshtë së bashku si kangur.
Para se të filloni lojën kërkoni vullnetarë që t’ju ndihmojnë të demonstroni secilën nga komandat e dhëna. Më pas udhëzoni grupin që të qëndrojë në këmbë në një rreth dhe filloni të luani!
Nëse doni të rrisni nivelin e sfidës, thërrisni komandat për lojtarë të ndryshëm shpejt ose shtoni komanda të reja shtesë (p.sh. peshku, deveja, pula, mikrovala, mikseri, palma).
Preferencat e privatësisë
Ne përdorim cookies të domosdoshme dhe, me pëlqimin tuaj, matje analitike dhe media të jashtme.