Qëllimi: Të hapet imagjinata e studentëve duke u fokusuar në të qenit dikush tjetër, si dhe të zhvillohet kreativiteti. Materiale të nevojshme: 1 ose 2 patate për secilin grup Thikë (për përdorim vetëm nga të rriturit) Gjilpëra, pineska, kruese dhëmbësh, letër dhe ngjitës, shënues me ngjyrë të kuqe (marker) për secilin grup (opsionale). Udhëzime hap pas hapi
  1. I ndani studentët në grupe me nga 3-4 anëtarë.
  2. U jepni materialet e nevojshme.
  3. U jepni këto udhëzime në këtë radhitje dhe në të njëjtën kohë le të fillojnë grupet me aktivitetin. U tregoni gjithashtu foton e “Kukullave prej patateje” që studentët të kenë një ide më të qartë.
  4. E merrni një patate të vogël dhe prisni një vrimë në njërin skaj. Vrima duhet të jetë mjaftueshëm e madhe sa për t’i futur një apo dy gishta.
  5. Për sy dhe hundë, studentët mund të vendosin copëza të letrës ose gjësende tjera me anë të gjilpërave apo pineskave, ose mund të ngjitin letra në formë të pikave.
  6. Për gojë, mund ta bëjnë një vrimë të rrumbullakët dhe ta ngjyrosin me ngjyrë të kuqe, ta vizatojnë një gojë në letër dhe ta ngjitin, ose ta gërvishtin një “fytyrë të lumtur” me gjilpërë.
  7. Për flokë mund të përdorin një shami të lidhur në kokë, copëza peri të ngjitura në maje, ose fije alumini të vendosura në kokë për një dukje “heavy metal”.
  8. Sapo të përfundojë përgatitja e kukullave, aktroni skenarin. Mund të jenë ngjarje që kanë ndodhur atë ditë duke filluar nga mëngjesi, ose mund të jetë ndonjë ngjarje e menduar/ shtirur siç është vizita te mjeku ose një intervistë me një aktore për paraqitjen e saj në filmin Kokë Patateje.
  9. Mund t’i shfrytëzoni edhe tregimet që veç janë të shkruara dhe të aktroni variantin tuaj të një përralle klasike.
Opsionale
  • Nëse dëshironi t’i përdorni aftësitë tuaja të Halloween-it për gdhendje të kungullit mund të formoni gojë me dhëmbë dhe sy që janë më të thellë dhe kanë rrush të thatë si bebëza të syrit.
  • Nuk keni patate aty afër? Atëherë mund të bëni kukulla duke mbështjellë një fashë ngjitëse (flaster) në gishtin tuaj dhe të vizatoni një fytyrë në të.
  • Kukullat gjithashtu mund të bëhen nga qese të vogla të letrës. Kjo ësht mirë të bëhet nëse jeni në qejf për të ngjyrosur dhe dëshironi të vizatoni detaje të fytyrës së kukullave.
Shënim për edukatorin: E shtypni vetëm një foto për grup studentësh dhe i inkurajoni të bëjnë forma të tjera të Kukullave prej patateje