Qëllimi: Të ndërtojë lidhje, punë në grup dhe mendim kreativ. Është e dobishme të bëhen pyetje reflektimi pasi të mbarojë aktiviteti. Materiale të nevojshme: 8 pipëza plastike për çdo grup, 1.5m shirit ngjitës për çdo grup, 1 vezë për çdo grup, 2 fleta të gazetës për çdo grup, 1 laps dhe 1 fletë të zbrazët për çdo grup. [embed]https://www.youtube.com/watch?v=5KN9T5uj8as[/embed] Udhëzime hap pas hapi
  1. Para se të fillojë sqarimi, formoni grupe me 4 persona (varësisht sa persona janë - 3 është numër ideal për grup mirëpo nëse ka më shumë se 30 pjesëmarrës, atëherë grupet me 4 pjesëmarrës janë më praktike).
  2. Pasi të formohen grupet me 3 ose 4 persona, u tregoni pjesëmarrësve që këto janë grupet e tyre për këtë aktivitet. Pjesëmarrësit mund të bashkohen në grupe derisa ju shpjegoni si në vazhdim:
  • Në grupe pjesëmarrësit do të formojnë njëkonstruksionqë do ta sigurojë vezën të mos thyet pasi të bie nga disa metra lartësi.
  • Të gjitha grupet do t’i kenë materialet e njëjta (të përmendura më herët).
Shënim për edukatorin: Qëllimi këtu është t’u jepen studentëve materiale me numër të limituar, gjë që do të paraqiste sfidë për ta, por jo materiale me numër të pamjaftueshëm, gjë që do t’i drejtone në dështim.
  • Grupet do ta kenë vetëm një vezë. Nëse thyet veza atëherë grupi do të përjashtohet nga loja, si dhe do ta pastrojë hapësirën ku është thyer ajo.
Shënim për edukatorin: Nëse një grup e thyen vezën pa qëllim, përdorni gjykimin tuaj se a mund t’u jepni edhe një vezë tjetër. Ky rregull është bërë me qëllim që t’i shtyejë grupet ta mbajnë rendin dhe qetësinë.
  • Grupet do të kenë 15-20 minuta ta ndërtojnë mbajtësen e tyre. I inkurajoni të marrin ide të ndryshme para se të fillojnë ndërtimin (mund të përdorin laps dhe letër ta skicojnë mbajtësen)
Shënim për edukatorin: Mund t’u thuani grupeve që mund të ndërtojnë më shumë se një mbajtëse. Për shembull, mund të ndërtojnë një mbështjellës të vezës si dhe një mbajtëse të vendosur në tokë, aty ku do të bie veza.
  1. Pasi të shpjegohet aktiviteti, shikoni se a ka ndonjë pyetje. Pastaj shpërndani materialin për çdo grup dhe u tregoni pjesëmarrësve se kur mund të fillojnë si dhe sa minuta i kanë. (Ndihuni i/e lirë ta bënikëtë në mënyrë dramatike, duke numëruar nga 10, 9, 8 deri te numri 1)
Shënim për edukatorin: Edukatorët duhet ta vëzhgojnë grupin dhe të përgjigjen në pyetje mirëpo nuk duhet të japin informata se si mund të konstruktohet mbajtësja. Në mënyrë që të mos ju rrini mbi kokë pjesëmarrësve, formoni një grup të edukatorëve dhe merrni pjesë edhe ju sepse duhet të argëtoheni bashkë me grupet. Aktiviteti do të bëhet edhe më zbavitës dhe qesharak nëse grupi i edukatorëve thyejnë vezën.
  1. Pasi të kenë kaluar 20 minuta, kërkoni nga grupet të ndalen së punuari (gjithashtu, gjatë aktivitetit u tregoni disa herë kohën e mbetur). Një edukator pastaj lëshon një nga një vezët e grupeve nga lartësia e caktuar (mund të jetë nga balkoni, apo duke qëndruar në këmbë mbi karrige). Studentët e tjerë ulen dhe shikojnë. Pasi t’i keni lëshuar të gjitha vezët, shikoni se cilat janë thyer.
Shënim për edukatorin: Një edukator do t’i lëshojë vezët e të gjitha grupeve.
  1. Nëse është thyer ndonjë vezë, atëherë grupet do të ndihmojnë në pastrimin e hapësirës.
Pyetje dhe reflektim Si grup i madh, reflektoni mbi aktivitetin. Pyesni studentët:
  1. Si erdhët në një përfundim nga idetë që i patët?
  2. Cilat dizajne patën sukses dhe cilat jo?
  3. A do të kishit bërë diçka më ndryshe herën tjetër?
  4. Çfarë mësuat nga ky aktivitet?
  5. A mendoni se do ta kishit më të lehtë sikur të punonit në mënyrë individuale se sa në grupe?
  6. Si pati ndikim presioni kohor në dizajnin tuaj?
  7. Si kontribuat në grup me idetë dhe qëndrimin tuaj?
Shënim për edukatorin: Ndihuni të lirë të përfshini edhe pyetje tjera të përshtatshme dhe ngacmuese. Gjithashtu, jo domosdoshmërisht duhet t’i përdorni të gjitha pyetjet e lartëcekura.Nëse studentët hezitojnë të përgjigjen, u thuani që nuk ka përgjigje të sakta apo të gabura. Çdo herë provoni të zgjedhni studentë të ndryshëm për t’u përgjigjur.