KompetencatBashkëpunimi në grup, Kreativitet, Komunikimi
TemaArt
Kohëzgjatja20-30 minuta
Nr. i pjesëmarrësve1-7, 8-15, 16-30, 30+, Të gjithë pjesëmarrësit
Mosha6-7, 8-9, 10-12, 13-14, 15-17, 18+, Të gjitha moshat
Niveli i energjisëEnergji e Mesme
ParapërgatitjetMe materiale, Brenda, Shpjegim me video, Shpjegim me foto
Qëllimi: Që nxënësit të mendojnë më shumë në mënyrë kritike për atë se çfarë do të thotë të jesh pjesë e një skuadre.Materiale të nevojshme: 10 balona për secilin grup,
1 metër shirit ngjitës (sellotape) për secilin grup,
1 metër për matje.
[embed]https://www.youtube.com/watch?v=cwcPHNd0Xx4[/embed]
Udhëzime hap pas hapi
I ndani pjesëmarrësit në grupe të vogla.
U jepni secilit grup nga 10 balona dhe nga një pjesë të ngjitësit (të mbështjellë në një laps).
U shpjegoni se qëllimi i kësaj sfide është që të ndërtojnë pirgun më të lartë duke përdorur vetëm balonat dhe ngjitësin që u është dhënë. Pirgu duhet të nisë të ndërtohet nga toka dhe nuk lejohet përdorimi i objekteve tjera për ta mbështetur, do të thotë ai duhet të qëndrojë vetë pa u mbajtur askund.
Pas dhënies së udhëzimeve ata kanë 8 minuta kohë për të ndërtuar kullën e tyre.
Pasi të ketë kaluar koha, secili grup duhet të prezantojë kullën e tyre para nxënësve tjerë. Fitues shpallet grupi me pirgun më të lartë dhe që mund të qëndrojë vetë! (Nëse nuk duket qartë se cila kullë është më e lartë, atëherë duhet të maten nga edukatori).
Pyetje dhe reflektim
Nëse keni kohë, parashtroni pyetjet në vijim dhe merrni nga dy ose tri përgjigje nga pjesëmarrësit. Nëse nuk keni kohë të mjaftueshme, parashtroni vetëm disa prej tyre.
Çfarë ndodhi:
A kontribuoi secili në planifikim?
Çfarë ndodhi në grupin tuaj atëherë kur po ju mbaronte koha?
A ishit të kënaqur me rezultatin përfundimtar të punës suaj? Çfarë do të bënit ndryshe herën tjetër?
Çfarë nënkupton ky aktivitet:
A i vështruat grupet e tjera se çfarë bënin për të gjetur ide të ndryshme? (U bëni me dije që kjo nuk do të kishte qenë mashtrim pasi që ju nuk u keni cekur që s’mund t’i shikojnë të tjerët. Është shumë praktike që të përdorni ide të vlefshme, pa marrë parasysh se nga vijnë ato.)
Çfarë mund të na mësojë ky aktivitet rreth punës në grupe?
Në çfarë problemesh mund të hasim gjatë punës në grupe?
A përzgjodhët një udhëheqës të grupit? Apo u shfaq një i tillë vetvetiu? Cili? Përse?
Përshkruani detyrat e secilit prej jush gjatë aktivitetit. A u angazhuan disa prej jush më shumë se të tjerët? Përse?
Si mund t’i përdorim këto informata:
Si na ndihmon puna në grup në zgjidhjen e problemeve?
Çfarë lloj sjelljeje duhet të tregoni përderisa punoni si pjesë e një grupi?
Sa i rëndësishëm është komunikimi me pjesëtarët e grupit tuaj?
Preferencat e privatësisë
Ne përdorim cookies të domosdoshme dhe, me pëlqimin tuaj, matje analitike dhe media të jashtme.