KompetencatBashkëpunimi në grup, Kreativitet, Komunikimi
TemaSociologji
Kohëzgjatja40+ minuta
Nr. i pjesëmarrësve15 - 25
Mosha15-17
Niveli i energjisëEnergji e Mesme
ParapërgatitjetMe materiale
Më poshtë gjeni 3 aktivitete që ju shërbejnë në realizimin e aktivitetit: Kultura dhe shoqëria.Përgatitje përpara fillimit të sesionit:
Lexim dhe përvetësim i aktivitetit në materiale dhe program;
Përgatitje e materialeve të nevojshme për aktivitetet që do zhvillohen në klasë;
Përgatitje e mjedisit didaktik dhe fizik, si dhe e atmosferës së këndshme dhe bashkëpunuese në klasë.
Ndërlidhja me lëndët e tjera dhe çështjet ndërkurrikulare:Histori, Muzikë, Art figurativ, Gjuhë dhe komunikim, Edukatë fizike, Shkathtësi për jetë.Materialet e nevojshme:Flipchart, projektor, internet, zmadhues zëri, markerë me ngjyra, letra A4 të bardha dhe me ngjyra.Përshkrimi i aktiviteteve hap pas hapi:Aktiviteti 1: IdentifikimiKohëzgjatja: 10 minutaMësimdhënësi/ja fillon orën mësimore duke u treguar nxënësve që sot do të mësojnë njësinë kultura dhe shoqëria. Ai/ajo u tregon që tani do të zhvillojnë një aktivitet në të cilin nxënësitë duhet të identifikojnë elemente të kulturës nga materiali që do të shfaq para tyre. Pastaj u tregon që nxënësit do të marrin një pikë për secilin emlement që identifikon dhe nxënësi me më së shumti pikë do të shpallet fituesi i garës. Pasi i pyet se a janë gati mësimdhënësi/ja lëshon pjesë të filmave, muzikës, reklamave, dokumentarëve që kanë të bëjnë me kulturën e vendit dhe pret përgjigjiet e nxënësve duke mbajtur shënime për pikët e fituara për secilin nxënës. Nxënësi që shpallet fitues e fiton një + si pjesë e vlerësimeve të tij.Aktiviteti 2: Ekspozita kulturoreKohëzgjatja: 30 minuta
Mësimdhënësi/ja u thotë nxënësve që sot do të bëjnë një ekspozitë kulturore në klasë ku e tërë klasa do të jetë e ndarë në tre grupe, në bazë të këtyre emërtimeve subkultura, kundërkultura dhe universalet kulturore. Secili grup duhet të paraqesë në flipchart në mënyrë sa më kreative elemente të emërtimit të tyre. Grupet mund të jenë kreative duke bërë vizatime në flipchart, duke shkruar norma, duke lëshuar muzikë në sfond gjatë ekspozitës në hapësirën e tyre, duke krijuar forma prej letre që i karakterizojnë ato në mënyrë që të paraqesin sa më qartë shpjegimin e emërtimit të tyre. Mësimdhënësi/ja u tregon që në fillim që secili grup do të ketë një lider i cili në fund të orës do të qëndroj tek pjesa e materialeve të tij dhe do t’i pres anëtarët e grupeve të tjera për t’u sqaruar emërtimin që e kanë pasur.
Mësimdhënësi/ja u jep kohë 20 minuta të punojnë në materialet për ekspozitë dhe pastaj e hap ekspozitën klasore ku secili grup e viziton pjesën e grupit tjetër dhe merr informatat e nevojshme.
Aktiviteti 3: Tunde kokënKohëzgjatja: 5 minutaMësimdhënësi/ja u thotë nxënësve që tani jemi në përbyllje të aktivitetit dhe do të zhvillojmë një aktivitet që quhet tunde kokën. U sqaron që si pjesë e kulturës tonë në shenjë të pohimit e tundim kokën në mënyrë vertikale (nga lartë - poshtë), kurse si shenjë mohimi e tundim kokën në mënyre horizontale (nga ana e djathtë në të majtë). U sqaron që në bazë të kësaj ata do të reflektojnë duke u përgjigjur në pyetjet që do t’i parashton, pra nxënësit do të përgjigjen me tundje të kokës.Pyetjet reflektuese:
A ju ka pëlqyer njësia e mësuar?
A keni arritur ta kuptoni njësinë që kemi mësuar sot?
A keni marrë pjesë më parë në ndonjë ekspozitë kulutore?
A keni qenë pasiv gjatë orës së sotme?
A jeni në gjendje t’ua spejgoni të tjerëve njësinë që e mësuam sot?
Preferencat e privatësisë
Ne përdorim cookies të domosdoshme dhe, me pëlqimin tuaj, matje analitike dhe media të jashtme.