Më poshtë gjeni 3 aktivitete që ju shërben në realizimin e orës: Përcaktimi i humbjes së kohës gjatë punës. Përgatitje përpara fillimit të sesionit:
  • Lexim dhe përvetësim i aktivitetit në materiale dhe program;
  • Përgatitje e materialeve të nevojshme për aktivitetet që do zhvillohen në klasë;
  • Përgatitje e mjedisit didaktik dhe fizik, si dhe e atmosferës së këndshme dhe bashkëpunuese në klasë.
Ndërlidhja me lëndët e tjera dhe çështjet ndërkurrikulare: Gjuhë dhe komunikim, Praktike profesionale. Materialet e nevojshme: Flipchart, markerë, kimik, letra A4 me ngjyra dhe të bardha. Përshkrimi i aktiviteteve hap pas hapi: Aktiviteti 1: Ku humbim kohë? Kohëzgjatja: 15 minuta Mësimdhënësi shpjegon shkurtimisht qëllimin e orës: të kuptojmë si humbet koha gjatë punës dhe si mund ta menaxhojmë më mirë. Më pas i ndan nxënësit në 3 grupe dhe secili grup merr një detyrë të thjeshtë për ta përfunduar në kohë prej 7 minutave: Grupi 1: Duhet të palos një cope materiali sipas një forme të bredhit; Grupi 2: Duhet të lidh një fije të gjatë penji në 50 nyje; Grupi 3: Duhet të rendit 30 lloje të materialeve sipas ngjyrave dhe madhësive të tyre; Mësimdhënësi vëzhgon punën në grupe dhe mat kohën për secilin grup kur të deklarohen se e kanë përfunduar. Gjithashtu mësimdhënësi mban shënime për vështirësitë që i sheh gjatë punës në grupe. Pasi të kenë përfunduar 7 minuta mësimdhënësi kërkon nga grupet që të tregojnë se a kanë mundur të përfundojnë detyrën e dhënë. Më pas i pyet se: Ku humbëm më shumë kohë dhe pse? Çfarë do të mund të bënim ndryshe për të punuar më shpejt dhe më efektivisht? Pasi të merr përgjigjiet nga të 3 grupet mësimdhënësi u konfimon përgjigjiet e tyre dhe i plotëson ato ku ka nevojë. Aktiviteti 2: Llogaritja e kohës së humbur Kohëzgjatja: 25 minuta Mësimdhënësi shpjegon se si llogaritet koha e humbur dhe i tregon disa shembuj praktikë. Pastaj nxënësit ndahen në 4 grupe dhe secili grup merr një rast për të llogaritur kohën e humbur: Grupi 1 - Vonesa në furnizim: Materiali ka ardhur me vonesë dhe linja e punës ndalet. Grupi 2 - Defekt në makinë: Një makinë qepëse nuk funksionon dhe puna vonohet. Grupi 3 - Organizim jo i mirë i punës: Punëtorët nuk dinë detyrat e tyre, procesi ndalet shpesh. Grupi 4 - Mungesë koordinimi dhe komunikimi: Informacioni nuk arrin tek të gjithë, disa punë bëhen dy herë. Secili grup analizon pasojat: si ndikon kjo në kohën e humbur dhe produktivitetin. Pastaj, grupet duhet të përgatitin mini-postera  ku nxënësit propozojnë ide konkrete për të ulur humbjet e kohës p.sh: Riorganizimi i punës; Përdorimi i teknologjisë; Ndarja e qartë e detyrave. Pas punimit të mini-posterëve secili grup prezenton idetë e veta. Nxënësit e tjerë mund të bëjnë pyetje ose të japin sugjerime për përmirësim. Aktiviteti 3: Reflektimi dhe mbyllja Kohëzgjatja: 5 minuta Mësimdhënësi mbyll orën me anë të këtyre pyetjeve:
  1. Si u ndjetë sot gjatë orës mësimore?
  2. Çfarë mësuat sot për menaxhimin e kohës dhe rritjen e efikasitetit?
  3. Si mund ta aplikoni këtë mësim në situata të tjera të punës ose të jetës së përditshme?