- Kërkojuni SPV-ve t’ju ndihmojnë të largoni karriget dhe çdo pengesë tjetër nga hapësira. Sigurohuni që të ketë një distancë sa gjatësia e krahut midis SPV-ve. Nëse nuk keni mjaftueshëm hapësirë brenda, mund të zhvendoseni jashtë për këtë aktivitet.
- Njoftojini SPV-të se do t’i udhëhiqni përmes disa ushtrimeve fizike dhe se secili duhet të marrë pjesë sipas mundësive të tij më të mira.
- Para se të filloni, kërkojuni SPV-ve të mendojnë se si ndihen tani, disa shembuj mund të jenë: të lumtur, të qetë, të stresuar, të shqetësuar, me humor të ndryshueshëm, kureshtarë ose pa ndjenja të qarta.
- Jepuni pak kohë për të identifikuar ndjenjat e tyre, dhe pastaj kërkojuni t’i vlerësojnë ato në një shkallë nga 1 deri në 10 (ku 10 do të thotë shumë e fortë dhe 1 jo shumë e fortë) dhe ta tregojnë atë numër me gishtat e tyre.
- Më pas, kërkojuni SPV-ve të mendojnë sa energjikë ndihen në këtë moment dhe ta vlerësojnë gjithashtu nga 1 (pak energji) deri në 10 (shumë energji).
- Kujtojuni SPV-ve të mbajnë mend këto vlerësime, pasi do t’u kërkohet t’i rikujtojnë pas përfundimit të aktivitetit.
- Vendosni një këngë ritmike zgjidhni një këngë që është e përshtatshme për ushtrime dhe që zgjat rreth 5 minuta.
- Kërkojuni pjesëmarrësve të ndjekin lëvizjet tuaja ndërsa i udhëhiqni në një stërvitje 5-minutëshe. Lideri/ja duhet t’u kujtojë pjesëmarrësve se mund të ndalojnë dhe të marrin pushim sa herë që kanë nevojë, por t’i inkurajojë të marrin pjesë dhe të argëtohen.
- Kujtojuni pjesëmarrësve se ky aktivitet nuk është garë, por një eksperiment për të parë se si trupi dhe mendja e tyre reagojnë ndaj lëvizjes.
- Udhëzoni SPV-të përmes dy ose tre raundeve të ushtrimeve të mëposhtme:
- Prekje të gishtave ose gjunjëve: Në këmbë, përkuluni përpara dhe prekni majat e gishtave të këmbëve me majat e gishtave të duarve – ose sa më afër që të mundeni.
- 20 sekonda “boks në ajër”: Qëndroni në këmbë me njërën këmbë pak përpara tjetrës dhe gjunjët pak të përkulur. Shtyni një krah përpara nga pozicioni i përkulur në të drejtë, pastaj alternoni krahët sikur po “boksoni” ajrin.
- 25 kërcime ylli (jumping jacks): Kërceni duke hapur duart dhe këmbët në të njëjtën kohë, pastaj kthehuni në pozicionin fillestar.
- 15 ulje (squats): Me këmbët në gjerësi të ijeve, uluni sikur po uleni në një karrige imagjinare pas jush. Shtrini krahët përpara për ekuilibër, ngrihuni dhe përsëritni.
- 12 Përkulje përpara (6 për secilën anë): Me këmbët në gjerësi të ijeve, bëni një hap përpara në pozicion përkulje përpara dhe pastaj kthehuni prapa. Ndërroni anët pas çdo përsëritjeje.
- 30 sekonda ecje ose vrapim në vend: Merrni një pushim aktiv prej 30 sekondash me vrapim të lehtë ose ecje në vend, sipas nivelit tuaj të energjisë dhe formës fizike.
- Si ndiheni tani? Vlerësoni intensitetin.
- Mendoni për nivelin tuaj të energjisë tani. Si do ta vlerësonit atë?
- A është ndryshe nga mënyra si ndiheshit kur erdhët në sesion, rreth 10 minuta më parë?
- Vëreni ndryshimin në trupin tuaj – si ndiheni fizikisht?
- A ndjeni ndonjë ndryshim në sa vigjilentë apo përqendruar jeni?
- A ka ndonjë ndryshim në disponimin tuaj?
- A ndjeu ndonjë pjesëmarrës se ky aktivitet nuk ishte i dobishëm për disponimin apo nivelin e energjisë? A dëshiron të ndajë përvojën e tij/saj?
- A kanë SPV-të reagime të ngjashme apo të ndryshme ndaj aktivitetit?
- Pse mendoni se ka pasur një ndryshim në mënyrën se si ndiheni pas përfundimit të aktivitetit?
- Si mund ta përdorni këtë lloj strategjie për të mbështetur mirëqenien tuaj mendore?
- Kur mund të jetë e dobishme të përdorni një strategji të tillë?