Aktiviteti - Emri i Aktivitetit  Kaloni Rrethin Qëllimi: Të krijohet një atmosferë argëtuese në fillim të takimit, të forcohet bashkëpunimi dhe komunikimi në grup, si dhe të nxitet zgjidhja kreative e problemeve. Materiale të nevojshme: Një hula hoop. Linku i videos: https://www.youtube.com/watch?v=11LNy8IOg8Y  Udhëzime hap pas hapi
  1. Kërkojuni pjesëmarrësve të qëndrojnë në këmbë dhe të formojnë një rreth duke mbajtur duart.
  2. Vendosni hula hoopin midis dy pjesëmarrësve përpara se ata të shtrëngojnë duart, në mënyrë që hula hoopi të varet nga krahët e tyre.
  3. Shpjegoni se qëllimi i lojës është ta kalojnë hula hoopin rreth gjithë rrethit pa i lëshuar duart
  4. Pjesëmarrësit duhet ta kalojnë hula hoopin mbi kokë dhe trup, me ndihmën e personave pranë tyre, pa përdorur duart.
  5. Fillimisht, provoni ta kaloni hula hoopin një herë rreth rrethit për t’u familjarizuar me lojën.
  6. Pasi grupi ta kuptojë mekanizmin, sfidoni pjesëmarrësit ta përsërisin lojën duke matur kohën.
  7. Inkurajoni grupin të përmirësojë kohën në çdo raund pasues.
Shënim për fascilituesit: Ky aktivitet thekson rëndësinë e bashkëpunimit dhe durimit. Sigurohuni që të gjithë të ndihen të përfshirë dhe të mbështetur. Loja mund të bëhet më sfiduese duke shtuar më shumë hula hoop ose duke vendosur rregulla shtesë, sipas nevojës së grupit.