Aktiviteti - Emri i Aktivitetit  Impulsi Elektrik Qëllimi: Të nisë takimi me energji pozitive dhe argëtim, duke forcuar bashkëpunimin në ekip, përqendrimin dhe reagimin e shpejtë përmes një aktiviteti dinamik dhe jo-verbal. Materiale të nevojshme: Një shami ose objekt i vogël (p.sh. shishe uji) Udhëzime hap pas hapi:
  1. Ndajeni grupin në dy grupe të barabarta, duke përdorur një metodë argëtuese (p.sh. sipas ngjyrave të veshjeve ose me numërim 1 dhe 2).
  2. Kërkojuni pjesëmarrësve të qëndrojnë në dy rreshta paralel, duke mbajtur duart me njëri-tjetrin.
  3. Vendosni një shami ose objekt tjetër në skajin e dhomës, disa metra larg fundit të dy rreshtave. Sigurohuni që distanca të jetë e barabartë për të dy grupet.
  4. Qëndroni ju si lider në skajin tjetër të rreshtave dhe mbani nga një dorë të secilit grup.
  5. Kërkojuni pjesëmarrësve të mbyllin sytë. Shpjegojuni se do t’u dërgoni një “impuls elektrik” përmes një shtrëngimi të dorës.
  6. Impulsi duhet të përcillet dorë më dorë përgjatë gjithë rreshtit. Pjesëmarrësit mund t’i hapin sytë vetëm pasi ta kenë përcjellë sinjalin te personi tjetër.
  7. Kur personi i fundit në rresht e ndjen impulsin, ai/ajo duhet të hapë sytë dhe të vrapojë për të kapur shaminë.
  8. Grupi që e përcjell impulsin më shpejt i jep avantazh vrapuesit për ta kapur shaminë i pari.
  9. Pas çdo raundi, vrapuesi kthehet në fund të rreshtit (afër liderit).
  10. Vazhdoni lojën derisa secili që dëshiron të vrapojë ta ketë pasur mundësinë.
Shënim për fascilitues: Sigurohuni që shtrëngimi i dorës për të dy grupet të ndodhë në të njëjtën kohë, për ta mbajtur lojën të drejtë. Ky aktivitet është ideal si energjidhënës në fillim të sesionit ose pas një pauze, për të rritur përqendrimin dhe bashkëpunimin në grup. Kujdesuni për sigurinë dhe hapësirën gjatë vrapimit.