KompetencatBashkëpunimi në grup, Komunikimi, Lojëra argëtuese
TemaArgëtim
Kohëzgjatja15-20 minuta
Nr. i pjesëmarrësveTë gjithë pjesëmarrësit
Mosha10-12, 13-14, 15-17, 18+
Niveli i energjisëEnergji e Lartë
ParapërgatitjetMe materiale, Brenda, Jashtë
Qëllimi:Të ngritet bashkëpunimi grupor dhe të sfidohet besimi i nxënësve tek nxënësit e tjerë.
Materiale të nevojshme: Mbyllëse për sy (një për secilin lojtar)
Dërrasë me dimensione 1,5- 1,8 metra të vendosur në tokë (dru ose tra, nëse jashtë; një për ekipin prej 10 personash),
Udhëzime hap pas hapi
E ndani ekipin në grupe më të vogla nëse i keni më shumë se 10 nxënës.
Përgatiteni skenën për lojtarët:
Ekipi juaj është i bllokuar në xhungël, dhe vendasët kanë vendosur kurtha për t’ju zënë. Nëse qëndroni larg tokës, nuk do të shkelni në ndonjë kurthë dhe mund ta arrini plazhin të kërkoni ndihmë. Nëse një person bie në kurth, i tërë grupi duhet të kthehet nga fillimi. Grupi duhet ta kalojë xhunglën (dërrasën) së bashku. Në drejtim të kundërt, ekipi duhet ta kalojë dërrasën përsëri, duke ecur së prapthi këtë herë dhe duke i kapur duart me njëri-tjetrit, ose duke mbajtur dorën në supet e personit para jush. Para se të arrini “plazhin”, ekipi juaj duhet ta kalojë edhe pjesën më të dendur të xhunglës.
Shpërndani mbyllëse të syve dhe kërkoni nga grupi ta kalojnë dërrasën për herë të tretë.
U rikujtoni lojtarëve të luajnë si ekip dhe u jepni disa minuta të planifikojnë kalimin e tyre.
Nëse është e nevojshme, caktoni lojtarin e parë dhe të fundit që të bëhen informatorë që mund të shohin (sepse janë të njohur me terren të rëndë të xhunglës dhe kanë trajnim mbijetese).
Pyetje dhe Reflektim
Si jeni ndier duke qenë të varur nga të tjerët?
Çfarë shkathtësi dhe qëndrime u deshën për të pasur sukses?
Sa ishte e rëndësishme puna si grup?
Çfarë do të kishte qenë më ndryshe në lojë nëse lojtarët do të kishin luajtur vetëm?
Çfarë roli ka besimi në të qenit të suksesshëm si grup?
Shënim për edukatorin: Për siguri shtesë, u kërkoni dy pjesëmarrësve të jenë “vëzhgues” në rast se dikush fillon të rrëzohet. Sigurohuni që ka hapësirë të mjaftueshme (siç është palestra ose fusha e gjerë).
Preferencat e privatësisë
Ne përdorim cookies të domosdoshme dhe, me pëlqimin tuaj, matje analitike dhe media të jashtme.