Qëllimi: Punë grupore dhe gjetje e zgjidhjeve si grup. [embed]https://www.youtube.com/watch?v=KahMCA0bR7s[/embed] Udhëzime hap pas hapi
  1. Vendosni pjesëmarrësit në grupe dhe u thuani të formojnë një rreth të vogël me fytyrë nga njëri-tjetri.
  2. U kërkoni pjesëmarrësve ta vendosin dorën e djathtë drejt qendrës së rrethit dhe ta kapin dorën e dikujt tjetër. Sigurohuni që askush të mos e kapë dorën e personit afër tyre.
  3. Tani, u thuani ta vendosin dorën e majtë në mes dhe ta kapin dorën e dikujt tjetër. Përsëri, sigurohuni që askush të mos e kapë dorën e personit afër.
  4. Pjesëmarrësit duhet të punojnë bashkë që të shthurin nyjen e njerëzve pa shkëputur asnjë dorë. Qëllimi është që pjesëmarrësit të përfundojnë në rreth si në fillim të lojës. Ata mund të kalojnë sipër ose poshtë duarve të njëri- tjetrit, ose edhe poshtë këmbëve nëse ka nevojë. I inkurajoni të bëjnë çfarëdo që dëshirojnë, përderisa nuk e prishin nyjën e formuar.
  5. Gjithashtu, u thuani të tregohen të kujdesshëm të mos lëndojnë njëri-tjetrin.
Shënim: Numri më i përshtatshëm për këtë aktivitet është 8 persona për grup. Mos të zhvillohet aktiviteti me më pak se 8 persona. Personat në grupe të vogla duhet të jenë gjithmonë çift apo 8+.