Nr. i pjesëmarrësve1-7, 8-15, 16-30, 30+, Të gjithë pjesëmarrësit
Mosha13-14, 15-17, 18+
Niveli i energjisëSfidë Fizike
ParapërgatitjetMe materiale, Brenda, Jashtë, Shpjegim me foto
Qëllimi: Të inkurajojë të menduarit për dinamika grupore dhe se si komunikimi është me rëndësi për grup.Materiale të nevojshme: Mbyllëse të syve për çdo çift,
Litar apo shirit ngjitës për t’i shënjuar vijat.
Udhëzime hap pas hapi
U kërkoni grupeve në mes të formojnë çifte. Gjysma e çifteve duhet të qëndrojë në njërën pjesë të dhomës ndërsa gjysma tjetër duhet të qëndrojë përballë tyre në pjesën tjetër të dhomës (shënjoni dy vija me litar ose shirit ngjitës kështu që pjesëmarrësit ta dinë se ku të qëndrojnë).
Çdo çift duhet ta zgjedhë një person të qëndrojë kaliqafë në shpinën e partnerit të tij/saj. Personi i cili mban personin tjetër në shpinë duhet t’i mbyllë sytë.
Në sinjalin “Nisu”, personi në shpinë duhet verbalisht t’i tregojë partnerit se si të arrijë në pjesën tjetër të dhomës, pa u përplasur me ndonjë çift që ka drejtim të kundërt apo edhe të njëjtë me ta.
Pasi të gjithë të kenë kaluar me sukses në pjesën tjetër të dhomës, u thuani të ndërrojnë partnerët në atë mënyrë që personi që ishte në shpinë dhe që udhëzonte partnerin, tani duhet ta mbajë partnerin në shpinë dhe të drejtohet nga ta.
Pyetje dhe reflektim
Kur i kishit sytë mbyllur, a i hapnit ndonjëherë? Pse po ose pse jo?
A i besonit partnerit/es i cili/e cila ju drejtonte?
Kur ishit në shpinë të partnerit, a i besonit atyre?
Pse është i rëndësishëm besimi kur punohet si grup?
A jeni i/e besueshëm/me? Pse po ose pse jo?
Opsionale
Për ta bërë këtë aktivitet edhe më sfidues, mund të vendosni pengesa në hapësirën rreth së cilës duhej manovruar.
Preferencat e privatësisë
Ne përdorim cookies të domosdoshme dhe, me pëlqimin tuaj, matje analitike dhe media të jashtme.