- Mblidhni të gjithë pjesëmarrësit në rreth dhe u jepni secilit nga një fletë dhe një laps. U shpjegoni që të shkruajnë emrin e tyre me shkronja të mëdha përgjatë gjithë fletës (vetëm emrin).
- Detyra e tyre është që të gjejnë persona tjerë me të paktën një shkrojnë të përbashkët në emrat e tyre. Ata pastaj duhet të shkruajnë emrin e personit tjetër përgjatë emrit të tyre duke e lidhur me shkronjën e njëjtë që e kanë në emra (Në parim emri i personit përkatës duhet të jetë i shkruar horizontalisht ndërsa të githë emrat tjerë duhet të kryqëzohen në formë vertikale me shkronjën përkatëse. Nuk do të thotë të jetë vetëm shkronja e parë e njëjtë, por edhe ndonjë shkronjë tjetër).
- Ata mund të gjejnë edhe ndonjë tipar të njëjtë me personin tjetër dhe ta shkruajnë atë në letrën e tyre. Sa më kreativ që të jenë, aq më mirë!
- Të gjithë të vazhdojnë kështu deri sa të kenë gjetur nga një person të ndryshëm për secilën shkronjë të emrit të tyre.
- Për ta përmbyllur aktivitetin përzgjedhni disa persona që të prezantojnë punën e tyre para grupit.
FJALËKRYQ ME EMRA
Qëllimi: Është një aktivitet shumë i mrekullueshëm që pjesëmarrësit të njohin njëri-tjetrin më mirë.
Materiale të nevojshme: Fleta nga një laps për secilin pjesëmarrës.
Udhëzime hap pas hapi