Aktiviteti - Emri i Aktivitetit  ISHULLI IMAGJINAR Qëllimi: Nxënësit të njohin - njëri tjetrin. Materiale të nevojshme: Një top të vogël që është i lehtë për tu hedhur. Udhëzime hap pas hapi
  1. 1. Prezanto lojën: “Imagjinoni që jemi të gjithë të bllokuar në një ishull të pabanuar. Secili prej jush ka mundur të marrë vetëm një objekt nga jeta e përditshme.
  2. Secili do të prezantohet shkurt (emri) dhe do të thotë: 1. objektin që ka marrë me vete dhe 2. pse ka zgjedhur pikërisht atë objekt.
  3. Jepi secilit pjesëmarrës rreth 30–60 sekonda për ta ndarë përgjigjen. Mund të përdorni një objekt (si top ose shishe) për t’ia kaluar personit të rradhës që do flas.
  4. Pas prezantimeve, pyesni grupin:
○ “Tani që i kemi të gjitha këto objekte, si mund t’i kombinojmë për të mbijetuar në ishull?” ○ “Çfarë roli do të kishte secili prej nesh në ishullin e përbashkët?” Lejo diskutim të lirë, plot humor e kreativitet.
  1. Përfundo me një reflektim të shkurtër: “Çfarë mësuam për njëri-tjetrin nga kjo lojë?”