- Lexim dhe përvetësim i njësisë mësimore në materiale dhe program;
- Përgatitje e materialeve të nevojshme për aktivitetet që do zhvillohen në klasë;
- Përgatitje e mjedisit didaktik dhe fizik, si dhe e atmosferës së këndshme dhe bashkëpunuese në klasë.
- Nxënësit punojnë në çifte. Njëri nxënës mban sytë e mbyllur, ndërsa tjetri e drejton duke përdorur udhëzime të thjeshta vektoriale (p.sh., "Shko 2 hapa përpara, pastaj 1 hap majtas").
- Kjo lojë kërkon që nxënësit të jenë të saktë dhe të ndjekin drejtimet e dhëna për të arritur destinacionin.
- Si u ndjetë gjatë kohës që lëviznit me sy të mbyllur?
- A patët vështirësi të vazhdonit tutje vetëm duke u bazuar në udhëzimet e të tjerëve?
- Çfarë mendonit gjatë kohës që i patët sytë e mbyllur?
- Mësuesi shpjegon konceptin e vektorit: drejtimin dhe gjatësinë e tij, duke përdorur shembuj vizualë të vektorëve në fletë të bardha.
- Shpjegon përbërësit e vektorit: pikënisjen, drejtimin, gjatësinë dhe simbolin (p.sh., AB ose →v).
- Mësuesi krijon një tabelë të madhe me koordinata, ku secila qelizë përmban një sfidë ose pyetje lidhur me vektorët.
- Si luhet: Nxënësit hedhin dy zare për të lëvizur nëpër koordinata (p.sh., "4 njësi lart dhe 2 njësi majtas") dhe shkojnë në qelizën përkatëse. Nëse e zgjidhin sfidën e dhënë (p.sh., gjejnë gjatësinë e një vektori të dhënë), ata qëndrojnë aty. Nëse nuk arrijnë ta zgjidhin, duhet të kthehen mbrapa.
- Përforcimi i koncepteve të gjatësisë dhe drejtimit të vektorëve përmes një loje interaktive që nxit konkurrencën dhe aftësitë për zgjidhjen e problemeve.
- “Si do ta përshkruani një vektor me fjalët tuaja?”
- “Çfarë nënkuptojnë drejtimi dhe moduli i një vektori në një situatë reale?”
- “Si përcaktohet gjatësia e një vektori?”
- “Cilat janë përbërësit kryesorë të një vektori?”
- “Pse po na duhen vektorët në jetën e përditshme?”