Më poshtë gjeni 3 aktivitete që ju shërbejnë në realizimin e orës mësimore: Trekëndëshi Përgatitje përpara fillimit të sesionit:
  • Lexim dhe përvetësim i njësisë mësimore në materiale dhe program;
  • Përgatitje e materialeve të nevojshme për aktivitetet që do zhvillohen në klasë;
  • Përgatitje e mjedisit didaktik dhe fizik, si dhe e atmosferës së këndshme dhe bashkëpunuese në klasë.
Ndërlidhja me lëndët e tjera dhe çështjet ndërkurrikulare: Gjuhë dhe komunikim, Artet, Teknologjia me TIK. Materialet e nevojshme: Fleta A4, Fleta A4 me ngjyra, ngjitës, gërrshërë, vezët befasi, etj Përshkrimi i aktiviteteve hap pas hapi: Aktivitieti 1: Zbulo kush jam? Nxënësit marrin disa udhëzime nga mësuesi mbi trekëndëshin pa e përdorur termin dhe ata do të zbulojnë për cilën figurë gjeometrike bëhet fjalë. Më pas, do të shënojnë nga pesë raste se ku e shohin trekëndëshin në jetën e përditshme, i lexojnë dhe i diskutojnë ato. Paraqesim edhe disa raste të tjera ku e shohim trekëndëshin në jetën e përditshme. Aktiviteti 2: Krijo aktivitetin Mësuesi sqaron elementet dhe klasifikimin e trekëndëshit sipas brinjëve dhe këndëve. Më pas, nxënësit ndahen në dyshe dhe punojnë aktivitetin e planifikuar. Ata marrin nga dy fleta të ndryshme me ngjyrë; njerën e palosin në mes, e cila do të ngjitet në mes të fletës së mbetur. Fletën e palosur e ndajnë në tetë rreshta të barabartë, ku shënohet klasifikimi dhe emërtimi i secilit trekëndësh, ndërsa në pjesën e brendshme shënojnë për karakteristikat e tij.
Sipas BRINJEVË
Barabrinjësh
Barakrahësh
Brinjëndryshëm
Sipas Këndeve
Këndgjerë
Këndngjushtë
Kënddrejtë 
  Aktiviteti 3: BINGO Në 12 vezë befasi janë të vendosura gjashtë lloje të trekëndëshit dhe katër lojtarë. Nxënësit lojtar marrin fletat e përgatitura nga mësimdhënësi me lojën BINGO, ku për detyrë kanë të pyesin nxënësit e tjerë me emërtime se cili lloj i trekëndëshit është, por pyetjet bëhen sipas karakteristikave dhe përgjigjet janë me "PO" ose "JO". Nxënësi i cili plotëson tabelën i pari thërret "BINGO".  
Kënddrejtë ____________ (emri nx) Këndngushtë ____________ (emri nx) Këndgjerë ____________ (emri nx)
Barabrinjësh ____________ (emri nx) Barakrahësh ____________ (emri nx) Brinjëndryshëm  ____________ (emri nx)