- Lexim dhe përvetësim i njësisë mësimore në materiale dhe program;
- Përgatitje e materialeve të nevojshme për aktivitetet që do zhvillohen në klasë;
- Përgatitje e mjedisit didaktik dhe fizik, si dhe e atmosferës së këndshme dhe bashkëpunuese në klasë.
- Një park është projektuar në formën e një drejtkëndëshi. Gjatësia e parkut është 50 metra dhe gjerësia është 30 metra. Të gjejmë perimetrin e parkut? Paraqesim zgjidhjet e nxënësve dhe i diskutojmë ato.
Aktiviteti 3: Spin the perimeter (Rrotullo dhe gjej perimetrin)
Nxënësit individualisht marrin nga një fletë të përgatitur nga mësimdhënësi, në të cilën kanë udhëzimet për krijimin e këtij aktiviteti. Mësimdhënësi paraqet edhe njëherë udhëzimet dhe përcjellë punën e secilit nxënës.