Aktiviteti - Emri i Aktivitetit  Loja me Asociacione Qëllimi: Nxënësit gjejnë fjalën kryesore duke u bazuar në fjalët ndihmëse rreth ndryshimeve klimatike. Materiale të nevojshme: Lista me fjalët kryesore dhe ndihmëse, letër dhe laps për pikët Udhëzime hap pas hapi
  1. Grupi ndahet në dy ekipe.
  2. Lideri lexon një nga një fjalët ndihmëse.
  3. Ekipet përpiqen të gjejnë fjalën kryesore pas çdo fjalë ndihmëse.
  4. Pikët:
  • Pas fjalës së parë: 4 pikë
  • Pas fjalës së dytë: 3 pikë
  • Pas fjalës së tretë: 2 pikë
  • Pas fjalës së katërt: 1 pikë
Si të luhet:
  1. Lexo fjalën ndihmëse dhe lejo ekipet të diskutojnë 5–10 sekonda.
  2. Nëse nuk e gjejnë, shko te fjala tjetër.
  3. Kur dikush gjen fjalën kryesore, shëno pikët dhe vazhdo me fjalën tjetër.
  4. Mbaj lojën të shpejtë dhe argëtuese.
  5. Në fund, bëni një diskutim të shkurtër mbi konceptet e ndryshimeve klimatike.
Fjalët kryesore dhe ndihmëse:
  • Ngrohja globale - (Fjalet ndihmëse: Diell, Nxehtë, Valë, Tokë)
  • Akullnajat (Fjalet ndihmëse: Akull, Arktik, Shkrin, Ujë)
  • Pyjet (Fjalet ndihmëse: Pemë, Zjarre, Ajër, Amazonë)
  • Energjia e ripërtëritshme (Fjalet ndihmëse: Erë, Diell, Panel, Turbinë)
  • Stuhitë (Fjalet ndihmëse: Shiu, Erë, Breshër, Uragan)
  • Plastika (Fjalet ndihmëse: Shishe, Qese, Deti, Ndotje)
  • Bujqësia (Fjalet ndihmëse: Tokë, Fermë, Kafshë, Ushqim)
  • Transporti (Fjalet ndihmëse: Makina, Autobus, Naftë, Rrugë
  • Lëvizja për klimën (Fjalet ndihmëse: Fëmijë, Protestë, Shkollë, Poster)
  • Traktati i Parisit (Fjalet ndihmëse: Marrëveshje, Shtete, Klima, Ligj)