Më poshtë gjeni 3 aktivitete që ju shërben në realizimin e orës: Lojrat të ndryshme elementare. Përgatitje përpara fillimit të sesionit:
  • Lexim dhe përvetësim i aktivitetit në materiale dhe program;
  • Përgatitje e materialeve të nevojshme për aktivitetet që do zhvillohen në klasë;
  • Përgatitje e mjedisit didaktik dhe fizik, si dhe e atmosferës së këndshme dhe bashkëpunuese në klasë.
Ndërlidhja me lëndët e tjera dhe çështjet ndërkurrikulare: Matematikë, Biologji, Fizikë, Jeta dhe Puna, Edukim për Paqe dhe Tolerancë, dhe Barazi Gjinore. Materialet e nevojshme: Libri i nxënësit, rregullat e garave, salla, fletat me numrat brenda dorës, kimiku, konat me ngjyrë të kuqe, të verdhë dhe të gjelbërt, markerat dhe topi. Përshkrimi i aktiviteteve hap pas hapi: Aktiviteti 1: Semafori Kohëzgjatja: 15 minuta Në letër është vizatuar një dorë, brenda së cilës janë vendosur numrat nga 1 deri në 30.Nxënësit ndahen në 3 grupe, me nga 10 lojtarë secili, të vendosur në kolonë njëri pas tjetrit. Nxënësi i parë shkon dhe rrumbullakos numrin 1 në dorë, pastaj kthehet dhe ia dorëzon shokut të grupit kimikun.  Nxënësi i dytë shkon dhe rrumbullakos numrin 2, pastaj kthehet dhe ia jep kimikun tjetrit. Loja vazhdon kështu me radhë derisa të përfundojnë të gjithë numrat. Fitues shpallet grupi që arrin i pari të rrumbullakosë të gjithë numrat nga 1 deri në 30. Aktiviteti 2: Dora Kohëzgjatja: 20 minuta Paraprakisht, mësimdhënësi, me një letër A3, ka vizatuar një dorë, brenda së cilës janë vendosur numrat nga 1 deri në 30. Nxënësit ndahen në 3 grupe, me nga 10 lojtarë secili, të vendosur në kolonë njëri pas tjetrit. Ai u thotë se nxënësi i parë duhet të shkojë dhe të rrumbullakosë numrin 1 në dorë, pastaj të kthehet dhe ta dorëzojë shokut tjetër të grupit. Nxënësi i dytë shkon dhe rrumbullakos numrin 2, pastaj kthehet dhe ia jep shokut tjetër. Loja vazhdon kështu me radhë derisa të përfundojnë të gjithë numrat. Fitues shpallet grupi që arrin i pari të rrumbullakosë të gjithë numrat nga 1 deri në 30. Aktiviteti 3: Shtypja në veprim - Lëvizja e karrigeve Kohëzgjatja: 10 minuta Mësimdhënësi kërkon nga nxënësit të  formojnë një rreth, ndërsa vet qëndron në mes ku man një top. U tregon nxënësve që në momentin kur ia pason topin një nxënësi, dy nxënësit që ndodhen pranë tij duhet të ulen menjëherë kurse nxënësi tek i cili është pasuar topi do të përgjigjet në pyetjen reflektuese.  Kjo lojë ka për qëllim relaksimin e muskujve dhe krijimin e një atmosfere argëtuese për fëmijët. Parashatrimi i pyetjeve reflektuese nga mësimdhënësi :
  • Çfarë kam menduar gjatë kohës kur semafori kishte dritën e verdhë? 
  • Si u ndjetë pasi gjetët numrin në dorë?
  • Cilat gabime i keni bërë si grup? 
  • Çfarë keni menduar gjatë kohës kur topi ishte afër shokut tuaj?
Ora përfundon me brohoritjet e nxënësve për ata që kanë fituar lojën me top, që janë përgjigjur në pyetjen nga mësimdhënësi.