Më poshtë gjeni 3 aktivitete që ju shërben në realizimin e orës: Shtypja. Përgatitje përpara fillimit të sesionit:
  • Lexim dhe përvetësim i aktivitetit në materiale dhe program;
  • Përgatitje e materialeve të nevojshme për aktivitetet që do zhvillohen në klasë;
  • Përgatitje e mjedisit didaktik dhe fizik, si dhe e atmosferës së këndshme dhe bashkëpunuese në klasë.
Ndërlidhja me lëndët e tjera dhe çështjet ndërkurrikulare: Gjuhë shqipe, Matematikë, Biologji, Kimi, Gjeografi. Materialet e nevojshme: Libri Fizika VI, ditari i vlerësimit, llaptopi , projektori, tabela ,markeri, gota milimetrike nga qelqi,ujë, substancë e ngurtë-sheqer ,lugë, shishe plastike, uthull, Bikarbonat natriumi, balona, shpuza , drejtëkëndsh prej druri , balona të mbushur me ujë, gjilpëra, kronometri. Përshkrimi i aktiviteteve hap pas hapi: Aktiviteti 1: Shtypja e drejtkëndëshit Kohëzgjatja: 5 minuta Së pari fillohet me disa pyetje, ku kam për qëllim t’i nxis nxënësit për të reflektuar mbi përmbajtjen paraprake dhe për t’i përgatitur për të nxënit e ri. Realizimi i njësisë së re mësimore “Shtypja” fillon me dy nxënës, të cilët krijojnë shtypje duke përdorur dy trupa gjeometrikë, drejtkëndësha të materialeve të ndryshme. Nxënësit duhet të veprojnë me forca mbi sipërfaqet e tyre dhe vëzhgojnë ndryshimet e krijuara. Pas demonstrimit hapet diskutim me nxënësit rreth pyetjes: Çfarë u krijua në këtë rast dhe pse? Ky aktivitet shërben për të lidhur njohuritë paraprake me përmbajtjen e re. Aktiviteti 2: Shtypja Kohëzgjatja: 30 minuta Me ndihmën e projektorit dhe slideve, mësimdhënësi shpjegon në tërësi njësinë mësimore, duke analizuar secilin slajd përmes pyetjeve dhe informatave kthyese nga nxënësit. Diskutohen pyetjet: 
  1. Çka kuptojmë me termin shtypje në jetën e përditshme? 
  2. Si krijohet shtypja? 
  3. Çka quajmë shtypje?
  4.  Si ndikon forca në shtypje?
  5. Si ndikon sipërfaqja në shtypje? 
  6. Çka thotë ligji i Paskalit?
  7.  Si shprehet matematikisht ligji i Paskalit?
  8. Cila është njësia për matjen e shtypjes? 
  9. Si përfitojmë forcën dhe sipërfaqen nga ligji i Paskalit dhe njësitë e tyre? 
  10. Analizë e shembujve nga jeta e përditshme në zbatim të ligjit të Paskalit.
Orën mësimore e vazhdojmë me demonstrime:  Fillimisht i ndajmë nxënësit në katër grupe dhe nxënësit në grupe do të provojnë shtypje të trupave në gjendje të ndryshme agregate.  Demonstrimi 1: Ligji i Paskalit - shtypja në lëngje  Secili grup merr një enë qelqi dhe e mbush me sasi të njëjtë uji. Mbi ujin vendoset sasi e barabartë sheqeri. Në pas secili grup me ndihmë të lugës e përzien ujin me forcë të njëjtë në mënyrë që sheqeri të tretet plotësisht. Mësimdhënësja nga secili grup kërkon përgjigjie mbi atë se çka po vërejnë gjatë përzierjes. Pasi të merr përgjigjiet u thotë se gjatë përzierjes, vërehet se forca që ushtrohet mbi ujë me lugë përcillet në të gjitha drejtimet brenda lëngut. Kjo tregon se shtypja e ushtruar mbi një lëng në enë të mbyllur përhapet në mënyrë të barabartë në të gjitha drejtimet. Ligji i Paskalit thotë:  “Shtypja e lëngjeve bartet në të gjitha muret enës njësojë”. Më pas e tregon shembullin që sa herë e përziejm çajin me sheqer ndodhë ligji i Paskalit. Demonstrimi 2: Krijimi i shtypjes së gazit  Shtypja e gazit që formohet gjatë reaksionit kimik midis uthullës dhe bikarbonatit të natriumit.  Secilit grup i shpërndahet një shishe uji, uthull dhe një balonë që përmban bikarbonat natriumi. Kërkohet nga ta që shishen ta mbushin me një sasi të caktuar uthulle, më pas në katër balona vendoset nga një lugë bikarbonat natriumi. Balonat do t’i vendosin me kujdes në grykën e shishave, pa e derdhur ende bikarbonatin në uthull. Pastaj balonat do t’i ngrejnë, në mënyrë që bikarbonati të bjerë brenda uthullave. Menjëherë fillon një reaksion kimik që çliron gaz dioksid karboni (CO2) dhe me këtë rast ndodhë fryerja e ballonës. Mësimdhënësja nga secili grup kërkon përgjigjie mbi atë se çka po vërejnë. Pasi të merr përgjigjiet u thotë se është zhvilluar një reaksion kimik që çliron gaz dioksid karboni (CO2) dhe me këtë rast ndodhë fryerja e ballonës. Ky gaz nuk ka nga të dalë, prandaj ushtron shtypje brenda shishave dhe fryn balonën si rezultat qe gazi i krijuar do ta rrit shtypjen në hapësirën e mbyllur të shishes. Mësimdhënësja potencon se:
  • Gazi që krijohet ushtron shtypje në të gjitha drejtimet. 
  • Shtypja e gazit është shkak i fryrjes së balonës. 
  • Në një hapësirë të mbyllur, kur rritet sasia e gazit, rritet edhe shtypja.
Demonstrimi 3: Ligji i Paskalit -Krijimi i shtypjes në lëngje Caktohen katër nxënës vullnetar ku njëri do ta mbanë balonën e mbushur me ujë , tre të tjerët do ta shpërthejnë me anë të gjilpërave dhe do ta analizojmë rrjedhjen ne lëngut njësoj në të gjitha vrimat. Pasi të ketë pyetur nxënësit se çfarë kanë vërejtur kë këtë rast, mësimdhënësja e thekson se, shtypja në lëngje bartet njësoj në të gjitha drejtimet. Aktiviteti 3: Shtypja në veprim - Lëvizja e karrigeve Kohëzgjatja: 10 minuta Qëllimi i këtij aktiviteti është që nxënësit të kuptojnë se shtypja rritet me forcën dhe ndikon në vështirësinë e lëvizjes së trupave mbi sipërfaqe. Marrim dy nxënës vullnetarë që secili të marrë nga një karrige bosh, dhe në momentin që mësimdhënësja jep sinjalin, ata do të zhvendosin karriget nga një pozitë në tjetrën, duke u matur koha e lëvizjes së tyre. Pastaj, mbi secilën karrige vendosen nga një shishe me ujë (shishe e hapur - shtim i peshës). Dy nxënësit përsërisin lëvizjen, pa e rrëzuar shishen, në të njëjtën distancë, dhe përsëri matet koha e lëvizjes. Më pas bëjmë një diskutim me anë të pyetjeve reflektuese: 
  • A ishte më e lehtë apo më e vështirë herën e dytë? 
  • Si ndikoi pesha shtesë (forca) në lëvizjen e karriges? 
  • Çfarë ndodhi me shtypjen mbi dysheme, cila shtypje ishte më e madhe? 
  • A u rrit shtypja kur u shtua pesha?
Për të përfunduar orën pyeten nxënësit se: A ka ndonjë pyetje rreth njësisë që nuk e keni kuptuar, ose ndonjë shembull që nuk e kemi përmendur? dhe Si jeni ndjerë sot?