Më poshtë gjeni 3 aktivitete që ju shërbejnë në realizimin e orës mësimore: Shtypja në natyrë Përgatitje përpara fillimit të sesionit:
  • Lexim dhe përvetësim i njësisë mësimore në materiale dhe program;
  • Përgatitje e materialeve të nevojshme për aktivitetet që do zhvillohen në klasë;
  • Përgatitje e mjedisit didaktik dhe fizik, si dhe e atmosferës së këndshme dhe bashkëpunuese në klasë.
Ndërlidhja me lëndët e tjera dhe çështjet ndërkurrikulare: Gjuhë dhe komunikim, Matematika, Kimia,  Jeta dhe puna  Materialet e nevojshme: Libri Fizika kl 8, fletore, laps, shkumës, laptop, shishe e mbushur më ujë , pajisje për demonstrime të shtypjes. Përshkrimi i aktiviteteve hap pas hapi: Aktiviteti 1: Stuhi mendimesh   Nxënësit shprehin mendimet e tyre në pytjet e parashtruara : A na tregoni se çka keni dëgjuar për shtypjen nga jeta e përditshme? Çfarë mendimesh keni a mund të përhapet shtypja në tri gjendjet agregate?   Aktiviteti 2: Shpjegim, demonstrim, pyetje interaktive, video interaktive 
  • Me anë të shembujve të ndryshëm shpjegohet se shtypja përhapet në tri gjendje aggregate 
  • Nxënësit tregojnë shembuj të ndryshëm të paraqitjes së shtypjes në trupa të ngurtë
  • Shpjegohet se shtypja ne trupa te ngurtë përhapet vetëm në drejtim të forcës
  • Pyetje drejtuar nxënësve si përhapet shtypja në lëngje 
  • Demonstrimi 1- nxënësit demonstrojnë se shtypja në lëngje përhapet njësoj në të gjitha drejtimet. Këtë demonstrim e realizojnë duke marrë një shishe të mbushur me ujë e cila është e shpuar në disa vrima në fundin e saj.
  • Demonstrimi 2: nxënësit demonstrojnë se shtypja në lëngje varet nga thellësia, sa më thellë shtypja në lëngje është më e madhe me anë të një shishe të mbushur më ujë e cila është e shpuar në tre lartësi të ndryshme të shishes.
  • Demonstrimi 3: presa hidraulike e cila përdoret në jetën e përditshme për të shtypur gjësende.
  • Demonstrimi 4: vinçi ose lifti hidraulik punon në bazë të shtypjes.
  • Shpjegohet se ku përdoret freni hidraulik.
  • Shfaqen video interaktive per perhapjen e shtypjes dhe aplikimin e saj në jetën e përditshme 
  Aktiviteti 3: Rrotullo shishen Nxënësit ulen në një grup të madh në formë rrethore, në mes tyre vendoset një shishe e zbrazët. Nxënësit informohen se së bashku do të luajmë një lojë që është luajtur qysh kemi qenë të vegjël e që është  “Rrotullo shishen” por këtë herë pak më ndryshe sepse nuk do të kemi dënime por vetëm pyetje dhe përgjigjie. Pasi shishja rrotullohet nxënësi që ndodhet në fundin e shishes do t’i bëjë pyetje nxënësit që ndodhet në fillim të shishes:
  1. Cili nga demonstrimet të pelqeu më shum dhe trego arsyen?
  2. Si përhapet shtypja ne trupa te ngurtë?
  3. Si perhapet shtypja në lëngje dhe gaze?
  4. Cila ishte njësia e shtypjes?
  5. Çfarë keni mësuar për shtypjen?
  6. Si do t’ia mësonit dikujt shtypjen?