Më poshtë gjeni 3 aktivitete që ju shërbejnë në realizimin e orës mësimore: 1a Në kopshtin zoologjik Përgatitje përpara fillimit të sesionit:
  • Lexim dhe përvetësim i njësisë mësimore në materiale dhe program;
  • Përgatitje e materialeve të nevojshme për aktivitetet që do zhvillohen në klasë;
  • Përgatitje e mjedisit didaktik dhe fizik, si dhe e atmosferës së këndshme dhe bashkëpunuese në klasë.
Ndërlidhja me lëndët e tjera dhe çështjet ndërkurrikulare: Gjuhën shqipe, Arte, Teknologji, Biologji, Edukimi për qytetari demokratike, Edukimi medial, Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm.  Materialet e nevojshme: Libri kl V, libri i punës kl V, lapsi, fletorja, tabela, shkumësi, kompjuteri, projektori, etj. Përshkrimi i aktiviteteve hap pas hapi: Aktiviteti 1: Bingo E bëjmë aktivitetin (lojën) ‘Bingo’ për t’i përsëritur numrat nga 10 deri në 100 nga mësimi i kaluar. Për të hyrë në njësinë mësimore, kërkoj nga nxënësit që secili individualisht të shkruaj në fletat e tyre sa më shumë folje që ju kujtohen në gjuhën shqipe, pastaj kërkoj nga ata që t’i lexojnë foljet e shkruara. Nxënësve u shpjegoj se do të mësojmë për Present Simple Tense/Kohën e Tashme të Thjeshtë dhe ua shpjegoj përdorimin e saj. Kërkoj nga nxënësit që ta hapin librin dhe të shikojnë në faqen 9 dhe pastaj i pyes: What animal is this?/Çfarë kafshe është kjo?, për të nxjerrur përgjigjen (It’s) a camel/(Është) një deve. Pastaj, nxënësit lexojnë pjesët e vogla të mësimit dhe për t’ua bërë më të njohur përdorimin e Present Simple/Kohës së Tashme të thjeshtë i udhëzoj nxënësit të krijojnë fjali me emra kafshësh tjera si psh.: ‘’Tigers? Tigers live in the jungle’’/''Tigrat? Tigrat jetojnë në xhungël'', etj.   Aktiviteti 2: Gjurmo dhe shkruaj ( Trace and write ) Nxënësit ndjekin sekuenncën e numrave me lapsat e tyre për të plotësuar skicën. Nxënësit shpërblehen pozitivisht sipas shpejtësisë së punës së kryer dhe në fund e shkruajnë fjalën ‘Tiger’/’Tigër’. Pastaj të gjithë thërrasin : ‘’Tigers live in jungle’’/"Tigrat jetojnë në xhungël" Përpara se t’i përmendi fjalët e reja (new words), i udhëzoj nxënësit t’i shikojnë fotot e tregimit në faqen 10 dhe i pyes: Where are the toys?/Ku janë lodrat? U flas për kopshtin zoologjik dhe kërkoj nga nxënësit ta përsërisin fjalën të cilën e them unë, psh.: e them fjalën ‘Tiger’ dhe nxënësit e përsërisin pas meje, pastaj vazhdoj me fjalët Monkey, Penguin, Camel, Jungle, Snow dhe  Dessert/Majmun, pinguin, deve, xhungël, borë dhe ëmbëlsirë.. Fjalët e reja i ushtrojmë duke i lexuar në fotografi dhe kërkojmë nga nxënësit individualisht që ta thonë fjalën e re.   Aktiviteti 3: Aktrim dhe punë në grupe Kërkoj nga nxënësit ta shikojnë përsëri tregimin. I nxis që që të përshkruajnë në gjuhën shqipe çfarë shohin në secilën nga fotografitë dhe çfarë ndodhë në fund. (Pete Swing likes  a monkey and almost crashes into a tree/Pete Swing pëlqen një majmun dhe pothuajse përplaset në një pemë). Pastaj, nxënësve u lexoj fjalët e reja që janë në fillim të faqes 11 dhe u them që t’i gjejnë ato fjalë në tregim. E lëshoj audion dhe u them nxënësve që ta përcjellin tregimin në librat e tyre. E përsëris audion duke e pauzuar pas secilës fotografi (pjesë leximi). Kërkoj nga nxënësit t’i përsërisin dialogjet dhe i nxis që ta imitojnë intonacionin e dëgjuar nga audio. Pas kësaj, i ndaj nxënësit në katër grupe dhe kërkoj nga ata që ta aktrojnë tregimin. Nxënësit i ndaj në katër grupe dhe ua shpërdaj nga një fletë A4. Unë e vizatoj një kllaster në dërrasë dhe kërkoj nga nxënësit në grupe që edhe ata ta bëjnë të njëjtin vizatim. Në kllaster do të shkruaj Present Simple (Koha e Tashme e Thjeshtë), ndërsa nga nxënësit kërkoj që ta zgjerojnë kllasterin duke  shkruar folje që korrespodojnë me Present Simple/Koha e Tashme e Thjeshtë dhe dallimet që janë në vetën e tretë njëjës. Pastaj, një nxënës nga secili grup do ta bëjë prezantimin e punës në grup te dërrasa.