Qëllimi: Të inkurajohen pjesëmarrësit në gjithëpërfshirje dhe bashkëveprim. Materiale të nevojshme: Ngjitës shiritor. [embed]https://www.youtube.com/watch?v=ivYv1VmUXoQ[/embed] Udhëzime hap pas hapi
  1. Të mblidhen të gjithë pjesëmarrësit në rreth dhe të kapin duart e njëri-tjetrit.
  2. Më pas, udhëheqësi i lojës ia vendosë shiritin rrethor prej ngjitësi njërit prej personave përqark trupit.
  3. Pastaj secili person duhet të përpiqet ta lëvizë shiritin pa shkëputur duart. Ata duhet të lëvizin tërë trupin e tyre për të kaluar shiritin nga ana e tyre e majtë në të djathtë (apo anasjelltas). Shiriti duhet të përcillet nga personi në person, do të thotë personat duhet të kalojnë përmes tij pa e prekur me duar.
  4. Pasi të kenë përfunduar të gjithë pjesëmarrësit, mateni kohën e xhiros së parë dhe provoni që xhiron tjetër ta përfundoni më shpejt.